GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal, Veliaj kërkoi rritjen e çmimit të biletës, urbani bosh!

12:04 - 10/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal, Veliaj kërkoi rritjen e çmimit të biletës, urbani bosh!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i bashkisë Erion Veliaj duket se është “zhveshur” totalisht nga përgjegjësitë për të siguruar kushtet minimale që qytetarët kërkojnë për të përmirësuar shërbimin urban në kryeqytet. Ashtu siç u parashikua me përgjysmimin e urbaneve në kryeqytet qytetarët i druheshin rritjes së  çmimit të biletës, për të cilin kryebashkiaku e konfirmoi dje në komisionin parlamentar të ligjeve. Për herë të dytë pas marrjes së mandatit të tij, çmimi i biletës do të rritet edhe pse qytetarët duhet të përballen çdo mëngjes me pamje të tilla. Siç  shihet edhe në fotot e siguruara nga gijotina.com urbani i linjës porcelan, ka ngecur në stacion sipër trotuarit, ndërsa qytetarët të cilët duhet të udhëtojnë drejt qendrës janë detyruar të ecin në këmbë. Asnjë nuk u lajmërua për këtë problem, ndërsa dyshohet se autobusi ka pësuar defekt, pasi brenda tij nuk ndodhet asnjë qytetar madje as shoferi. Urbani i linjës porcelan ka bllokuar rrugën, ndërsa kalimtarët të cilët e kanë parë këtë situatë  nuk i kanë kursyer komentet dhe ankesat, duke mos u çuditur aspak pasi sipas tyre kjo është një situatë që ndodh rëndom në kryeqytet sa i takon shërbimit urban.

“ Çfarë ka ndodhur me autobusin, këtu s’paska asnjeri as polic asgjë”, dëgjohet të thotë një kalimtare.

Duke qenë të vetëdijshëm për këtë situatë, Veliaj “nuk e vë ujin në zjarr” dhe vijon programin e tij, duke bërë investime boshe me buxhetin e shtetit, ashtu siç  po ndodh edhe me shërbimin urban në vend.

Tashmë qytetarët përveç panoramës me të cilën duhet të përballen çdo mëngjes për të shkuar në punë, ku disa prej tyre ngelen mes dyerve të autobusit, dhe disa të tjerë shtyhen për të gjetur vend, duhet edhe të përballojnë çmimin e biletës me 0 investim për zgjidhjen e këtij problemi.

Sakaq, Veliaj vetë dje u shpreh se biletat e urbanëve në kryeqytet do të rriten nëse qeveria nuk do t’i japë fonde shtesë bashkisë së Tiranës, duke ia kaluar qeverisë “topin”.

Sot, Veliaj flet për mbijetesë dhe tregon pafuqinë e reagimit.

“Kishim mundësi që të ushtronim dhe të influenconim, por nuk e kemi këtë, sepse jemi vetëm një autoritet rregullator. Nuk duam kurrsesi që të rrisim çmimin, edhe pse çmimi i një biletë në Kosovë është 70 lekë. Në Tiranë është 40 lekë”, ëshët shprehur ai.

Edhe pse drejton bashkinë që ka më shumë financime nga buxheti i shtetit me mbi 3 miliardë lekë, Veliaj kërkon nga shteti subvencionim dhe për studentët.

“Ekziston ligj subvencioni për studentët.” A.L/ gijotina.com

Etiketa: autobusbiletecmimKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Greva në burgun e Peqinit, të dënuarit: E njëjta gjellë çdo ditë

Greva në burgun e Peqinit, të dënuarit: E njëjta gjellë çdo ditë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com