GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nga Zoto tek Veliaj, Komisioni për Inceneratorët, kërkesë bankave

16:58 - 10/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Zoto tek Veliaj, Komisioni për Inceneratorët, kërkesë bankave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas debateve të shumta mes anëtarëve përfaqësues, Komisioni Hetimor për inceneratorët ka dërguar 12 kërkesa për hetimin e aferës që u merr shqiptarëve rreth 400 milionë euro për llogari të kompanive, ku sipas opozitës janë të regjistruara në parajsa fiskale dhe me lidhje me ministra, kryebashkiakë dhe politikanë të lartë të partisë në pushtet.

Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku i ka dërguar kërkesat që nga Këshilli i Ministrave, Ministritë e Financave, Ministrinë e Mjedisit, atë të Infrastrukturës e Mjedisit, te Kontrolli i Lartë i Shtetit, bashkitë ku veprojnë incineratorët, përfshirë bashkitë e Durrësit dhe Kavajës, disa drejtori që mund të zbardhin lëvizjet e parave për incineratorët, lëvizjet e disa zyrtarëve me administratorët e incineratorëve, lidhjet e mëparshme të biznesit mes pronarëve të kompanive përfituese dhe ministrave të qeverisë së Edi Ramës.

Kërkesat u janë drejtuar edhe bankave të nivelit të dytë, si dhe vetë kompanive përfituese të incineratorëve, që, pavarësisht emrave të ndryshëm të kompanive, janë përqendruar tek 3 persona: Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stella Gugallja. Informacion për llogaritë bankare për kompanitë: “Albtek Energy”, “Intergrated Technology Ëaste Treatment Fier”, Integrated Energy BV SVP”, Energy Recuperator”, “Ndërtim Montim Patos dhe “Paul Ëurth”, nga momenti i hapjes së llogarive deri më sot.  Po ashtu është kërkuar informacion edhe për llogaritë bankare të personave: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Damian gjiknuri, Arben Ahmetaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Erion Veliaj.

Nuk kanë munguar diskutimet të gjata në mbledhjen e sotme mes anëtarëve, ku në fillim e nisi Ermonela Felaj e cila theksoi se ka dyshime se Jamarbër Malltezi (dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha) ka qenë një nga përfituesit e fondeve të donatorëve të huaj. Për këtë ajo tha se duhet kërkuar  informacion nga Banka Botërore për shumat e dhëna në dispozicion si edhe përfituesit e projekteve.

Nga ana tjetër kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku kritikoi deputeten Ermonela Felaj, pasi sipas saj kaloi caqet e etikës, ndërsa i kërkoi që t’i përmbahet protokollit të rendi të ditës duke bërë kujdes me përmendjen e emrave të qytetarëve privat.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u ndal tek koncesioni 128 milionë euro, për inceneratorin e Tiranës. Në lidhje me këtë koncesion, deputeti tha se një ndër skandalet është fakti se aty nuk ekziston një incenerator, por vetëm landfill. Më pas, ai solli përsëri në vëmendje marrëveshjen me Bashkinë e Durrësit, për të sjellë mbetjet në Tiranë.

Po ashtu edhe deputeti i PD, Luçiano Boçi, parashtroi arsyet pse u zgjodh Elbasani si qyteti i parë për t’i hapur rrugën kësaj skeme korruptive. Boçi theksoi se zgjedhja e Elbasanit nuk ishte rastësore, por u bë me qëllimin e vetëm se aty ishte bashkia ku ndodheshin më të sigurt.

Më tej Boçi vijoi me ato që ai i cilëson si shkeljet e bëra për të bërë të mundur që koncesioni të fitohej nga kompania “Albtek Energy”, e cila nuk kishte asnjë eksperiencë në fushën e menaxhimit të mbetjeve si dhe ishte krijuar pak përpara se të shpallej fituese e koncesionit.

Edhe deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Lefter Geshtenja kërkoi informacion në lidhje me atë siç e quan ai, skemën korruptive të inceneratorit të Fierit. Sipas tij problemi me konçesionet vërehet që në fazat fillestare, një prej të cilave është proçesi i tenderimit dhe të treja ofertat konçesionare janë të pakërkuara, pra projektet nuk janë pjesë të paketës strategjike të zhvillimit të vendit.

Etiketa: aferatinformacionkerkesaKomisioni per inceneratoretKryesore1llogarite bankare

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Kurti: Sipas Kushtetutës, s’mund të ketë asociacion mbi baza etnike

Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë, reagon Kurti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com