GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

The Economist: Paratë e pista po pastrohen përmes pasurive të paluajtshme në Tiranë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
The Economist: Paratë e pista po pastrohen përmes pasurive të paluajtshme në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tregu i pasurive të paluajtshme të pronave po shihet si një vend i mirë për të fshehur paratë e fituara në mënyrë të paligjshme.

Revista “The Economist”, në numrin e saj të fundit, i ka kushtuar një artikull fenomenit të pastrimit të parave, që po lulëzon në Ballkan.

Tregu i pasurive të paluajtshme të pronave po shihet si një vend i mirë për të fshehur paratë e fituara në mënyrë të paligjshme.

Artikulli shkruan se në të gjithë Ballkanin, paratë e pista po pastrohen përmes pasurive të paluajtshme, duke shtrembëruar tregun dhe duke rritur çmimet – duke shkaktuar zemërimin e njerëzve të zakonshëm që duan të blejnë një shtëpi. Kulla të reja luksoze po ngrihen në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd.

Megjithëse ekonomitë e Ballkanit janë goditur rëndë nga Covid-19, çmimet e pronave në pjesë të rajonit e kanë sfiduar krizën. Në Tiranë, ato janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2017. Në të gjithë Shqipërinë, vlera e transaksioneve të pasurive të patundshme u rrit me 6.7% në vitin 2020.

Pastrimi i parave të drogës, veçanërisht nga trafiku i kokainës, i cili ka lulëzuar në vitet e fundit, është një arsye pse çmimet po rriten, gjeti një raport i ri nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar, një rrjet ndërkombëtar i specialistëve të krimit. Një tjetër arsye është se zyrtarët e korruptuar duhet të investojnë paratë e tyre. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë ligje të mira për parandalimin e pastrimit të parave, por zbatimi lë për të dëshiruar.

Në dekadën e fundit, sindikatat e krimit në Ballkan janë zhvilluar përtej vendeve të tyre të origjinës. Ata tani i fitojnë një pjesë të madhe të parave jashtë vendit. Prandaj, thotë raporti, një pjesë e madhe e fitimeve të tyre është investuar edhe jashtë vendit. Por ata ende investojnë në vendin e tyre të origjinës. Fatjona Mejdini, e cila ndihmoi në hulumtimin e raportit, thotë se qeveritë e Ballkanit janë të dyzuara në lidhje me pastrimin e parave. Ata duan ta godasin atë, por njëkohësisht mirëpresin vendet e punës dhe investimet që mund të sjellin.

Kur vjen puna tek “të fortët”, ndonëse janë brutalë në mënyrën sesi i bëjnë paratë e tyre, shfaqen konservatorë në mënyren sesi i investojnë. Atyre u “mungon imagjinata”, thotë znj.Mejdini, dhe kjo është një nga arsyet se pse ata preferojnë llaç e tulla, ndaj llojeve të tjera të biznesit që mund të përdornin për të pastruar paratë e tyre, përfundon artikulli. /MONITOR

Etiketa: Ballkanpara te pistaPasuri te paluajtshmeThe Economist

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg, gjykata: Dënimi, në një burg të sigurisë së zakonshme

Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg, gjykata: Dënimi, në një burg të sigurisë së zakonshme

TË FUNDIT

Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD
Aktualitet

Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

16:19 - 22/10/26

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga punimet e Kuvendit të 20 deputetëve të Partisë Demokratike, pas tensioneve dhe kaosit të...

Lexo më shumë
“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë”, të rinjtë ironizojnë Ramën me këngë para Kryeministrisë

“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë”, të rinjtë ironizojnë Ramën me këngë para Kryeministrisë

15:45 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme

U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme

15:01 - 22/10/26
DW: Kryeministri Rama përjashtoi dorëheqjen, studentët vijojnë protestat në Tiranë

U arrestuan gjatë protestave, Gjykata e Tiranës liron 8 të mitur

14:46 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com