GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bashkia e Tiranës informon të apasionuarit e librave mbi website-in e ri

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkia e Tiranës informon të apasionuarit e librave mbi website-in e ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga sot, të apasionuarve pas librit u vjen në ndihmë një uebsajt i ri kushtuar bibliotekave të Tiranës: bibliotekat.tirana.al. I pranishëm në prezantimin e tij, në bibliotekën e rikonstruktuar “Hamit Beqja”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se bibliotekat e lagjeve janë hapësira qytetare, që po marrin vëmendjen e duhur me rigjallërimin e tyre, si dhe frekuentimin nga të rinjtë e qytetit.

Veliaj shtoi se hapja e bibliotekave të reja në lagjet e Tiranës dhe përdorimi i tyre për aktivitete rinore e shoqërore, po kthehet në një trend. “Ndonjëherë, u japim më shumë vëmendje skandaleve të ditës, tallavasë dhe antivlerës, vetëm sepse bërtasin më shumë. Por, unë besoj se kudo, në çdo fushë, ka një shumicë të heshtur, që nuk bën zhurmë, por që përfaqëson konsensusin moral të shoqërisë. Bibliotekat, libri, hapësira të tilla qytetare, përfaqësojnë shumicën e shoqërisë”, tha ai.

Kryebashkiaku theksoi se vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, prandaj kemi një shans historik për ta kthyer qytetin tonë, por edhe rininë e Tiranës, në një kartolinë të asaj se çfarë është shoqëria jonë në realitet. Ai dha lajmin e mirë për shkrimtarët e rinj, pasi Bashkia e Tiranës do të krijojë një program të posaçëm për botuesit e rinj, duke ofruar mbështetje financiare.

“Për të gjithë shkrimtarët e rinj, dua të mendojnë pak si mund të hapim një program financimi për të botuar librin e parë ose librat e parë. Fillimi është gjithmonë i vështirë, sa të nxjerrësh kopertinën e parë me emrin tënd sipër, ndaj këtë detyrë mund ta marrim përsipër ne si bashki. Nëse ndihmojmë këto që hap një start-up ose biznes rinor, fare mirë mund ta bëjmë edhe për botuesit e rinj”, deklaroi Veliaj.

Ai u shpreh se ndryshe nga vite më parë kur pronat publike ishin të zaptuara apo të pashfrytëzueshme, sot ato kanë marrë vëmendjen e duhur. Veliaj siguroi se në Tiranë do të vijojë hapja e bibliotekave të reja dhe e hapësirave të reja që do të shërbejnë si qendra rinore.

“Kur erdhëm në bashki, disa hapësira si kjo ishin kthyer në magazina. E e kemi luksin që këto hapësira t’i lëmë në gjendje të mjerueshme. Pra, a ka ardhur koha që edhe ne, si administratorë të interesit publik, t’ia dimë vlerën metrit katror në Tiranë, siç ia di privati? Ajo që duam të bëjmë, sidomos gjatë vitit 2022, është që shumë prej këtyre hapësirave t’i kthejmë në qendra rinore”, nënvizoi Veliaj.

Në këto 6 vite, Bashkia e Tiranës ka hapur 9 biblioteka në lagje të ndryshme të kryeqytetit, të cilat shërbejnë edhe si qendra multifunksionale.

Etiketa: BashkiabiblotekalagjeTiraneVeliaj

Lajme të lidhura

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Para
Arta Gashi nga SHBA: Gjyshja tropojane më trashëgoi pasionin për kulturën autoktone

Arta Gashi nga SHBA: Gjyshja tropojane më trashëgoi pasionin për kulturën autoktone

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com