GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Debati mes Alibeajt dhe Bushkës te “Ligjet”: Po intimidoni institucionin e pavarur

12:22 - 11/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Debati mes Alibeajt dhe Bushkës te “Ligjet”: Po intimidoni institucionin e pavarur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk kanë munguar përplasjet mes deputetëve as në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku deputeti Enkeljd Alibeaj është përplasur me kryetaren e Komisionit Klotilda Bushka.

Për dëgjesë ishte thirrur nën kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, i cili u shpreh se nuk do të përbënte problem nëse qeveria nuk do të shpërndante fondet për KLP-në. Menjëherë pas tij, Alibeaj tha se përgjigja e Ballës është njësoj si shprehja “mirë me vjehrrën, mirë me nusen”. Ai u shpreh se qëndrimi i zyrtarit të KLP-së linte të dyshonte për lidhje të fshehtë me qeverinë.

Në këtë moment, ndërhyri kryetarja e komisionit Klotilda Bushka duke kërkuar të mos intimidojë institucionet e pavarura.

Alibeaj: Ti po thua, mirë me vjehrrën dhe mirë me nusen. Homologu juaj KLGJ ka bërë kërkesë si çdo institucion tjetër. Ata kanë parë që në vitin 2022 ju ndodh një ngjarje, kanë marrë masat. I kanë çuar kërkesë qeverisë. KLP, institucioni simetrik në funksione, nuk jeni simetrik edhe në reagim. Ju thoni po desh Qeveria edhe na jep para, ne s’kemi bërë kërkesë. Një institucion i pavarur si KLP është treguar minimalisht indiferent.

Bushka: Ju tërheq vëmendjen, mos i intimidoni institucionet e pavarura.

Alibeaj: Nuk është intimidim, nëse e ndjeni të tillë intimidohuni, pak rëndësi ka! Ju e keni marrë me mendjelehtësi këtë punë. Një ngjarje që është më e rëndësishmja për sistemin e drejtësisë në këtë vit.

Bushka: Do ta mbyllim këtë dëgjesë. Gjithçka bëhet këtu për politikë. Po të jeni të shqetësuar ju vërtetë duhet të flisnit këtu për studentët që pse nuk po dalin për të mbyllur vakancat.

Alibeaj: Nëse ju doni ta mbushni shkollën me militantë të fondacionit “Qemal Stafa”.

Bushka: Në vitin 2019 nuk e miratuat nismën dhe ja ku jemi sot. 5 minuta pushim.

Alibeaj: Në vitin 2019 nuk kam qenë në Parlament znj. kryetare, kam qenë në shtëpi.

Është PS ajo që propozoi më herët shtyrjen me 2 vite e gjysmë të afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë.

Etiketa: Debatligjet

Lajme të lidhura

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet
Breaking Views

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
Para
Buxheti 2022, Koço Broka: Borxhi dhe PPP-të risk real, të rishikohet skema e pensioneve

Buxheti 2022, Koço Broka: Borxhi dhe PPP-të risk real, të rishikohet skema e pensioneve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26

Mbrojtja e biznesmenit Elman Abule ka kërkuar gjykimin veçman nga dosja e Velijat. Në GJKKO avokatja Romina Zano thotë se...

Lexo më shumë
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com