GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha komenton aksionin e Berishës: E gjitha blof për hallin personal

12:40 - 11/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha komenton aksionin e Berishës: E gjitha blof për hallin personal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas dorëzimit të 4200 firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Jashtë selisë blu, Basha është shprehur se ish-kryeministri Berisha është tallur me demokratët, ndërsa hodhi akuza se po bashkëpunon me qeverinë për të kryer një puç në PD.

“Shpresa e demokratëve nuk do të shkelet me këmbë. Kemi një regjim përballë dhe po mbështetet në një trekëndësh. Regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç. Kemi informacione se Berisha ka bashkëpunuar me regjimin për puç në PD. Kam vetëm një thirrje për Sali Berishën: Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve. Boll ndihmove Edi Ramën. Berisha e ka një betejë personale dhe jo për PD. Berisha ka bërë një tallje të madhe me demokratët përgjatë këtyre muajve. Kemi informacione që Berisha ka bashkëpunuar me regjimin për të kryer një puç në PD”,  është shprehur Basha.

 I pyetur se nëse firmat e duhura do të dorëzohen, a do të shkojnë në Kuvend, Basha tha se përgjigjja është statuti.

“Përgjigjja e statutit është fare e qartë. Ka një proces shumë të qartë, ua ka shpjeguar në detaje sekretari i përgjithshëm ndaj ju ftoj t’i referoheni që të mos bëhemi përsëritës, gjithçka që sekretari i përgjithshëm ju ka thënë dje. Ndërsa qëndrimin tim si kryetar besoj e keni të qartë, është pa ekuivok”, tha Basha.

Ditën e mërkurë, se selinë e PD, u dorëzuan 4200 firmat e delegatëve të grumbulluara nga “foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha, me kërkesën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Të pranishëm në dorëzimin e firmave ishin emra të PD-së si, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Flamur Noka, Aldo Bumçi dhe Edmond Spaho, të cilët janë rreshtuar pranë Sali Berishës që në nisje të kësaj nisme.

Firmat u dorëzuar në zyrën e Edi Palokës, në funksionin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kuvendi Kombëtar pritet të mbahet më 11 dhjetor, që konsiston në ditën e themelimit të kësaj force politike.

Etiketa: BASHAberishafirmaKryesore1

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Megaoperacioni “Limit”, 110 vite burg për 15 trafikantët e drogës

Megaoperacioni "Limit", 110 vite burg për 15 trafikantët e drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë
Aktualitet

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26

Rikthehen reshjet e dëborës në zonën e Dardhës n Korç. Prej mesnatës zona është përfshirë nga reshje mesatare bore. Sipas...

Lexo më shumë
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com