GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pastronte para për mafian italiane, SPAK shpall në kërkim Rezart Taçin

09:16 - 12/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pastronte para për mafian italiane, SPAK shpall në kërkim Rezart Taçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në bazës të një operacioni të kryer ditën e sotme SPAK ka sekuestruar 18 mln euro, ka arrestuar Artur Balladën dhe Bledar Lilon, si dhe  ka shpallur në kërkim ish-bosin e naftës Rezart Taçin. Në njoftimin e publikuar nga SPAK bëhet me dije se, nga veprimet hetimore të kryera edhe në bashkëpunime Drejtorinë Distrektuale Antimafia në Prokurorinë e Republikës në Gjykatën e Palermos, Itali, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, përmes të cilave është bëri e  mundur zbardhja e skemës, kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim pastrimin e parave të pista.

SPAK njofton se,  janë mbledhur prova se kjo skemë financiare është drejtuar nga shtetasit italian F.Z. dhe I.Z., në bashkëpunim me shtetasin italian F.P., të shtetasit zviceran me origjinë italiane D.C., si dhe të shtetasit shqiptar Rezart Taçin,  i përfshirë në biznese në sektorin e naftës. Ky i fundit në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në këtë veprimtari personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, respektivisht shtetasin Artur Ballada dhe shtetasin Bledar Lilo

Autorët, përmes kësaj skeme kanë mundur të bëjnë edhe  disa transaksione  bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, pavarësisht se paratë që ata derdhin në llogari ishin para të pista. Ky ka qenë një veprim i “gabuar” i tyre që ka shtuar më shumë dyshimet ndaj Prokurorisë së Posaçme, e cila pasi kreu hetimet e nevojshme evidentoi abuzimin e bërë.  Sakaq, evidentohet se kjo ishte mënyra që ata vepronin, para e pastruar i transferonin në disa shtete, por  duke qenë se autoritetet po binin  në gjurmët e tyre, transferimi i ndërpre.

Në bazë të këtyre gjetjeve, SPAK vendosi: arrest me burg për Rezar Taçin dhe dy të bashkëpunëtorët e tjerë.  Ndërsa njoftohet se ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi vetëm për Artur Balladën dhe Bledar Lilon, ndërsa për Taçin vazhdojnë kërkimet. 

Kush është Rezart Taçi

Me hapjen e pikave të “Taçi Oil”, pronari Rezart Taçi, që në mediat e huaja etiketohet si “manjati i naftës në Shqipëri”, ngjiti shkallët e suksesit, duke ndërtuar depozitat në Shëngjin dhe vende të tjera. Gjatë kohës kur Berisha ishte kryeministër ai bleu ARMO-n, gjigantin e përpunimit të naftës në Shqipëri.

Ai u kthye në një nga biznesmenët kryesorë për karburantet. Kjo bëri që tregtarët e tjerë të viheshin kundër tij duke e çuar çështjen e naftës D2 në Gjykatën Kushtetuese, pasi qeveria i kishte dhënë të drejtën për ta tregtuar edhe për një vit, përtej afatit në 2009-n.

Taçi bleu pasi disa kohësh dhe një ndër televizionet më të rëndësishme të diasporës, “TV Alsat”. Ai mori goditjen finale në vitin 2013 kur tatimet i bllokuan rafinerinë e hidrokarubureve ARMO. Kompania e tij u gjobit me shuma që kapnin shifrën e 100 mln eurove.Në vitin 2016 Taçi u arrestua në Zvicër  me urdhër të Prokurorisë Publike të kantonit të Gjenevës në Zvicër, për akuzën e “mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”.

Ky hetim, kishte nisur pas kallëzimit të dy kompanive, një e regjistruar në shtetin Panamez me emrin “Wallis Trading INC” dhe ajo Holandeze me emrin “Trafigura Beheer Bv”. Të cilët me kompaninëe Rezart Taçit kishin një marrëveshje tregtare të nënshkruar që në vitin 2009

E.H/ Gijotina.com/

Etiketa: arrestKryesore1pastrik parashRezart Tacisekustrim parashe

Lajme të lidhura

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani
Aktualitet

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë
Aktualitet

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Para
Plagosi ish-partnerin grek, çfarë u gjet në makinën e autores me origjinë shqiptare

Plagosi ish-partnerin grek, çfarë u gjet në makinën e autores me origjinë shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

Në qytetin e Korçës janë zbardhur katër raste vjedhjesh të automjeteve, ngjarje që dyshohet se kanë ndodhur më 31 janar...

Lexo më shumë
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com