GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shoqërohen në Policinë e Durrësit, djali dhe kushëriri i Saimir Taullaut

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shoqërohen në Policinë e Durrësit, djali dhe kushëriri i Saimir Taullaut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mësohet se janë shoqëruar në polici djali dhe kushëriri i Saimir Taullaut. Nuk dihen ende arsyet e shoqërimit të tyre ditën e sotme në Durrës.

Nga ana tjetër ata janë të afërmit e Saimir Taullaut, biznesmeni nga Lushnja i njohur si rivali më i fortë i Aldo Bares.

Vitin e kaluar Taullau u arrestua në Maqedoninë e Veriut pasi ishte dënuar me 4 vite burg nga Zvicra për trafik droge.

Po ashtu Taullau ka qenë edhe subjekt i OFL si dhe i ka shpëtuar më parë dy atentateve, në 2017 dhe 2018 para lokalit të tij.

Historia e përplasjes me bandën e Aldo Bares

Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.

Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.

Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, ngjarje ende nuk është zbardhur.

Në dëshminë  e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

Etiketa: DurresSaimir Taullau

Lajme të lidhura

Tronditet Fieri! Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes, dëmtohet dera e jashtme (Emri)
Aktualitet

Tronditet Fieri! Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes, dëmtohet dera e jashtme (Emri)

08:16 - 13/10/26
BKH ushtron kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, aty ndodhet i izoluar edhe Ergys Agasi
Aktualitet

BKH ushtron kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, aty ndodhet i izoluar edhe Ergys Agasi

08:13 - 13/10/26
E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+
Aktualitet

Aksident i rëndë në Berat! Tre adoleshentë përplasen me motorë elektrikë, dy në gjendje të rëndë

08:07 - 13/10/26
Para
COVID-19 në Shqipëri, ja kush qark ka vetëm një të infektuar aktiv

COVID-19 në Shqipëri, ja kush qark ka vetëm një të infektuar aktiv

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Uncategorized

Këmbimi valutor 13 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 13/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Tronditet Fieri! Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes, dëmtohet dera e jashtme (Emri)

Tronditet Fieri! Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes, dëmtohet dera e jashtme (Emri)

08:16 - 13/10/26
BKH ushtron kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, aty ndodhet i izoluar edhe Ergys Agasi

BKH ushtron kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, aty ndodhet i izoluar edhe Ergys Agasi

08:13 - 13/10/26
E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+

Aksident i rëndë në Berat! Tre adoleshentë përplasen me motorë elektrikë, dy në gjendje të rëndë

08:07 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com