Milani është në bisedime për të zgjatur kontratat me Theo Hernandez, Ismael Bannacer dhe Rafael Leao dhe marrëveshjet e tyre të reja do të ndikojnë në faturën e përgjithshme të pagave të klubit me 80 milionë euro.
Kontratat e të tre lojtarëve skadojnë në qershor 2024, por ‘kuqezinjtë’ e Italisë janë në nxitim për të zgjatur qëndrimin e tyre në Stadiumin Giuseppe Meazza.
‘La Gazzetta dello Sport’ raporton se Milan dëshiron që ata të nënshkruajnë një kontratë të re deri në vitin 2026. Bisedimet paraprake tashmë kanë filluar.
Theo mund ta shohë pagën e tij të trefishuar, duke pasur parasysh se ai aktualisht është në një marrëveshje 1.5 milionë euro në vit dhe mund të nënshkruajë një marrëveshje prej 4 milionë euro në vit plus shtesa.
Paga e re e Leaos mund të rritet në 3 milionë euro në vit nga 1.4 milionë euro aktuale. Gjë që do të bënte se fatura e pagave të Milanit të rritet me 80 milionë euro.
Simon Kjaer ka nënshkruar së fundmi një zgjatje të kontratës dyvjeçare me ‘Djallin’ dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe trajneri Stefano Pioli në muajt në vijim.
Megjithatë, Milani duket se do të humbasë Franck Kessie, i cili thuhet se ka kërkuar një marrëveshje të re 9 milionë euro në vit për të zgjatur kontratën e tij që skadon në qershor 2022./K.T/Gijotina.com
Discussion about this post