GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk bëhen publike emrat e delegatëve”, Berisha: Na e ndalon Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut

18:34 - 12/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk bëhen publike emrat e delegatëve”, Berisha: Na e ndalon Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha iu përgjigj nga Saranda akuzave të Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij për vlefshmërinë e 4200 firmave dhe kërkesës së tyre për t’i kontrolluar ato. Ai tha se Basha sikurse edhe çdo anëtar tjetër i PD mund t’i shohë, por nuk ka asnjë tagër tjetër mbi to. 

Ish-kryeministri shpjegoi edhe arsyen pse emra e delegatëve nuk mund të bëhen publike.

“Statuti i PD shkruan, Kuvendin e mbledh kryetari me kryesinë, e mbledh Këshilli Kombëtar, mund ta mbledhin edhe 1/4 e anëtarëve. Kur e mbledh 1/4 e anëtarëve? E mbledh kur e sheh që Kryesia që nuk ekziston se nuk e ka mbledhur ndonjëherë, kur kryetari rrëshqet, mban peng, tradhton interesat. është një ligj i vjetër sa vetë lashtësia, Asambleja ka udhëheqjen, por ka edhe anëtarët. Që nga kohët më të lashta e deri sot, në statutet e Asambleve shkruhet se e mbledh kryetari, kryesia, por edhe anëtarët kur këto nuk pranojnë. Dhe tani kur e thërrasin anëtarët, kryetari, kryesia është thjesht një anëtar. Zotër të Kuvendit janë anëtarët. Dhe kjo është mrekullia e lirisë që prodhoi foltorja dhe ju. Dëgjoj burokratë. E thërrisni ju thotë kryetari, por dale ta shoh unë. Jo, s’do shohësh asgjë ti si kryetar. Faktikisht o peng kryetar, ti do shohësh çdo fletë, por vetëm si anëtar i PD, shko merri dhe kontrolloji të 4200 firmat. Tagër mbi to ke zero, zero. Sjellin statute të 18 viteve më parë, zero vlerë. Tregojnë dështimin e tyre të plotë” – tha Berisha.

Mw tej Berisha tha se janw depozituar të gjitha në zyrën e forumit më të lartë të PD, ndwrsa nuk bwhen publike emrat pasi nuk i lejon Ligji i Konventws Europiane pwr tw Drejtat e Njeriut.

“Ato janë të depozituara të gjitha në zyrën e forumit më të lartë të PD, pas Kuvendit, në zyrën  kryetarit të Këshillit Kombëtar. Cilido nga ju, kudo që ndodheni, mund të shkoni aty dhe t’i lexoni të 4200 firmat. Asgjë nuk fshehim ne. Por ne ato nuk i publikojmë se ka një ligj. Kur ne ishim në mazhorancë në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ne miratuam ligjin e garantimit të të dhënave personale. E detyron Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e detyron Gjykata e Strasburgut, e detyron me vendim Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Ne jemi për shtetin ligjor dhe jo për narkoshtetin siç bëri Edi Rama. Por, transparencë e plotë. Sot shkuan mediat dhe i morën një për një fletët në dorë dhe i panë. Do t’i shohë kushdo” – tha Berisha. 

Gjithashtu, Berisha ftoi Bashën në Kuvendin e 11 dhjetorit, por shtoi se edhe nëse ai e mbështetësit e tij nuk vijnë, nuk do të përjashtohen nga PD. 

Etiketa: delegatetEmratfoltorjaKonventa EuropianeSali BerishaSarande

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Mori 5 milionë lekë për të fshehur aksidentin, pranga nënkomisarit

Mori 5 milionë lekë për të fshehur aksidentin, pranga nënkomisarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com