GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

“Duhet “vrarë” ky normalitet” Braçe për përdhunimin e të miturës në Mirditë: Ligjet të zbatohen një për një

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
“Duhet “vrarë” ky normalitet” Braçe për përdhunimin e të miturës në Mirditë: Ligjet të zbatohen një për një
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me rastin e një 15-vjeçareje në Mirditë nga 5 të rinj. Braçe shkruan në një status në rrjetet sociale se ata do të hetohen dhe gjykohen deri në fund për një krim të rëndë. Përveç abuzuesve, në lidhje me këtë fenomen, Braçe bën me faj edhe shoqërinë në lidhje me vendin që i jep vajzave. Ai shprehet se gati gjysma e burrave mërziten kur mësojnë se do të vijë në jetë një vajzë nuk duan që të shohin vajza të tjera të suksesshme dhe të pavarura.

“Këta “burra” janë në burg, do të hetohen deri në fund e gjykohen të kyçur në burg! Janë nën akuzë për një krim të rëndë. Përdhunimin e një vajze të mitur, vetëm 15-vjeç. Nuk e di se si do të vendosin gjykatësit por krimi është i përbindshëm. Shoqëria prej ditësh i dënon, jo vetëm pjesa femërore e saj por shoqëria si e tërë. Deri këtu e gjithë ngjarja duket e jetuar, e përsëritur deri në normalitet. Mjafton? Jo! Duhet “vrarë” ky normalitet, përdhunim, arrestim, dënim shoqëror, dënim gjyqësor, përsëritje! Duhet të ndryshojmë më në fund fort madje; si burra së pari, si familje, si shoqëri, si qeveri, si gjyqësor; në qëndrimin ndaj vajzës, gruas, nënës!

E keni vënë re sa hidhërohen burra gati gjysma e tyre kur mësojnë se do lindë vajzë, si shtyjnë drejt abortit kur mësojnë se po vjen një vajzë, si i pengojnë të shkojnë në shkolla e të arsimohen, se si i quajnë kurva sa i shohin që janë të bukura, të ditura, të pavarura, të hapura e bashkëpunuese, konkurruese e të paarritshme se si i duan ne pune veç në zyre e pranë si joshje, se si i përdorin thjesht si shoqëruese luksi ne rastin me te mire apo si i trafikojnë, shfrytëzojnë për prostitucion, se si shajnë gjithë mllef nga motra e nena, madje se si mësojnë dhe “çunat e babës” te shajnë mu ashtu,  por kurrë nuk shahen nga ata qe janë?!

Ky është problemi qe kemi; E kemi me 50% te shoqërisë që e pranon vajzën, gruan për pune shtëpie e shërbime seksuale, e kemi dhe me gjysmën e gjysmës qe vijon ende ta edukoje vajzën, gruan me kulturën e nënshtrimit, pabarazisë e shfrytëzimit! Duhet te ndryshojmë tani; LIGJET jane, duhen zbatuar një për një dhe pikë!

Por duhet më shume e duhet te ndryshojme mendjen e gjithkujt, aty ne familje si djem e si burra, por edhe si nëna, gra e vajza; aty ne shkolla qysh ne uljen e pare ne banga si liri, barazi e si beteje për ti ngulitur ne mendje çdo djali e vajze se janë njësoj e quhen me te mire veç prej meritës e jo prej gjinisë e muskulit; Kudo më pas, çdo ditë, veçanërisht aty ku pushteti gjithfarësh e mbi ligjin shpif, shtantazhon, bullizon, përdor, shfrytëzon, përdhunon një vajzë, një grua! Arsim, punësim, liri, barazi, pavarësi, mbrojtje për çdo vajzë”, shkruan ai.

Etiketa: Erion BraceMirditeperdhunimi i te mitures

Lajme të lidhura

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat
Aktualitet

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26
Uncategorized

Pas tatuazhit për trajnerin, Cucurella heq dorë edhe nga kaçurrelat ikonike

14:20 - 30/07/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Uncategorized

Nga kafeja te gazi e perimet, produktet që u shtrenjtuan më shumë në qershor

15:29 - 29/07/26
Para
Përlotet trajneri Teutës Edi Martini

Përlotet trajneri Teutës Edi Martini

TË FUNDIT

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona
Aktualitet

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion të gjerë kontrollesh në Tiranë, me fokus automjetet luksoze, mjetet e blinduara dhe...

Lexo më shumë
Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26
Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

14:38 - 01/08/26
“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

13:28 - 01/08/26
Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

13:05 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com