GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk kemi rrugë”, banorët e Shkozës në protestë: Rama dhe Veliaj të vijnë urgjent

10:54 - 13/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk kemi rrugë”, banorët e Shkozës në protestë: Rama dhe Veliaj të vijnë urgjent
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e Shkozës kanë dala në protestë për shkak të mungesës së infrastrukturës në zonën ku jetojnë. Banorët shprehen të indinjuar se shtëpitë e tyre janë izoluar pasi në këtë lagje problematike nuk ka rrugë, ndërsa i kërkojnë autoriteteve që të ndërtohet infrastruktura nëntokësore dhe të asfaltohet rruga.

Protestuesit gjithashtu hedhin akuza se në këtë zonë është tjetërsuar projekti, ndërsa thonë se çështjen do ta çojnë në SPAK.

“Prej 7 vitesh që kur është dhënë leja e banimit në këtë pallat s’kemi as rrugë, dhe projekti u tjetërsua. Kjo çështje do shkojë në SPAK, tek deputeti i zonës, janë rreth 100 fëmijë që luajnë në pluhur pa asnjë element qytetarie. Gjatë fushatës ka pasur premtime por ata ndërtuan pa leje, premtimi i deputetit ishte që ne anulojmë projektin. Këtu është korrupsion i gjallë. Le ta gjejnë organet e drejtësisë, deputetit ka marrë votat dhe ka tjetërsuar projektin. Eskavatori punon mes betonave, nuk është projekt ky. Veliaj nuk ka qenë në zonë për këtë çështje, ne i jemi drejtuar kryetarit dhe përgjigja ishte kjo, zona juaj kërkon një projekt sepse i mungon infrastruktura nëntokësore”, tha një protestues.

Banorët i kanë kërkuar kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajt që t’i japë zgjidhje kësaj situate, ndryshe nuk do t’i ndalin protestat, edhe nëse përplasen me policinë.

“Ne nuk kemi rrugë, jemi të bllokuar, nëse pronari vendos të bllokojë rrugën atëherë ne nuk kemi ku të kalojmë. I bëj thirrje Veliajt që të vijë të shikojë problemet e qytetarëve, të mos vijnë vetëm për fushatë”. Duam të na hapin rrugën pastaj të na asfaltojnë rrugën. E kam blerë shtëpinë me kredi në bankë, ne nuk kemi ku të kalojmë. Veliaj dhe Edi Rama të vijnë urgjent se ua kemi dhënë votën, është duke na shpërblyer për votën që i kemi dhënë. Deri në fund do shkojmë me protestë, do bëjmë rezistencën edhe me policinë edhe me të gjithë”, tha një tjetër banor i zonës.

Etiketa: protestarruge

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
BSH: Deficiti buxhetor u rrit me 6.7 mld lekë në tre muajt e fundit

BSH: Deficiti buxhetor u rrit me 6.7 mld lekë në tre muajt e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com