GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Lojëra fati” në Tiranë, arrestohen 5 persona, 2 në procedim penal

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lojëra fati” në Tiranë, arrestohen 5 persona, 2 në procedim penal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijon aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit në kryeqytet. Mësohet se, pesë persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë goditur gjashtë raste të aktivitetit të lojërave të fatit, në vende dhe kohë të ndryshme. Sipas policisë, në pranga kanë rënë F. K, 36 vjeç dhe J. M, 23 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfizo Keko” në lokalin e F. K, policia arrestoi J. M, duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularit.

Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, shuma prej 99.600 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme, dhe sende të tjera të kundra ligjshme;

Gjithashtu, është arrestuar B. H, 30 vjeç dhe u shpall në kërkim M. N, 29 vjeç (qiramarrësi i lokalit), pasi në një lokal në rrugën “Nikolla Tupe” ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të hapur derën. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit u gjetën e sekuestruan 11 njësi kompjuterike, 6 aparate celular, 4 tavolina pokeri, 3 valixhe me fisha (çipsa) dhe sende të tjera të kundra ligjshme;

Në pranga ka rënë dhe E. B, 26 vjeç, pasi në rrugën “Muhedin Llagami” në lokal, ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në brendësi të lokalit në një tavolinë të përshtatur për lojëra me çipsa, u konstatuan disa klient.

Policia e Vlorës, arrestoi U. S, 40 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular dhe një shumë parash (të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme).

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë L. G, 46 vjeç dhe L. B, 27 vjeç, pasi në lokalit e tyre përkatëse, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: lojera fatiprocedim penal

Lajme të lidhura

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

21:11 - 05/10/26
Ndërron jetë pasagjerja pas përplasjes së makinave në rrugën Peqin–Elbasan
Aktualitet

Ndërron jetë pasagjerja pas përplasjes së makinave në rrugën Peqin–Elbasan

20:21 - 05/10/26
Korreshi ironizon “Praninë Besnike” të qeverisë: E-Albania ka 6 ditë vjen ‘viu-viu’, AKSHI i rruajti lekët
Aktualitet

Korreshi ironizon “Praninë Besnike” të qeverisë: E-Albania ka 6 ditë vjen ‘viu-viu’, AKSHI i rruajti lekët

18:56 - 05/10/26
Para
Motra e Granit Canës reagon për eliminimin e ish-futbollistit

Motra e Granit Canës reagon për eliminimin e ish-futbollistit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit
Breaking Views

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

Vijon marshimi i qytetarëve shqiptarë në rrugët e Tiranës në ditën e 128 kundër qeverisë. Protestuesit mbajnë në duar flamuj...

Lexo më shumë
Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

21:11 - 05/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
“Palo artista!”, aktivisti Ilir Xhemalaj reagon ndaj “Portokallisë”: Si nuk kanë turp…

“Palo artista!”, aktivisti Ilir Xhemalaj reagon ndaj “Portokallisë”: Si nuk kanë turp…

20:51 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com