Kryeministri Edi Rama ka reaguar në pushim të mbledhjes së Këshillit të Mandatit dhe Imunitetit, ku kërkohet nga prokuroria heqja e mandatit dhe arrestimi i Saimir Tahirit.
Në një postim në Twitter, Kryeministri Edi Rama duket se ka marrë në mbrojtje ish-ministrin Tahiri duke i konsideruar “muhabete pazari” diskutimet në mbledhjen e komisionit.
Kreu i qeverisë shqiptare i ka quajtur “çorbë” materialet e publikuara në shtypin italian dhe shqiptar. Megjithatë Rama bën thirrje për prova dhe drejtësi deri në fund.