GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Pezullimi i Brexit: Jo vetëm Bashkimi Europian shpreson në qëndrimin e Britanisë së Madhe

në Bota, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtohen zërat në Britaninë e Madhe ku janë të shumtë ata që kërkojnë mbajtjen e një referendumi të dytë në Britaninë e madhe për të anuluar të parin që vendosi për daljen e vendit nga Bashkimi Europian. Ndërkohë në Bruksel negociatat mes palëve janë bllokuar. Negociatat për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian janë ende të bllokuara për shkak të faturës që Londra duhet të paguajë dhe mund të duhen tre vjet për ti mbyllur. Deklarata u bë nga kryenegociatori për Bashkimin Europian Mishel Barnier. Donald Tusk nag ana e tij shpjegon se nuk dihet nëse do të përfundojë me një marrëveshje të mirë apo pa asnjë marrëveshje. E vetmja e dhënë e qartë është se cdo gjë varet nga Londra. Por parlamenti europian është paralajmëruar se do të jetë Bashkimi Europian që do të vuajë pasojat nëse 27 vendet anëtare do të humbasin unitetin në këtë marrëveshje, një nga testet më të komplikuara i B-së i është dashur të përballet. Ajo që ështe e sigurtë është se ata të cilët kërkojnë që Mbretëria e bashkuar të dalë nga BE pa asnjë marrëveshje nuk kanë asnjë mbështetje në Bruksel sipas presidentit të komisionit europian Zhan Klod Junker. Por mungesa e marrëveshjes për momentin është makthi më i keq për BE. Për këtë arsye në Bruksel tensionet janë të larta sidomos pas apelit të kryebashkiakut të Londrës Sadik Kan një ditë më parë. Khan deklaroi se në vend mund të organizohet një referendum i dytë. Sipas kryebashkiakut londinez është një opsion më se i mundshëm mbajtja e një referendumi që do të anulonte të parin, ndërkohë që lideri i laburistëve Xheremi Korbin ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së një referendumi të dytë. Korbin u shpreh se nëse do të votohej sërish ai do të zgjidhte që referendumi të qëndronte poir meqënëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë atëherë duhet pranuar rezultati i të parit. në të njëjtën linjë është deklaruar dhe kryeministrja britanike Tereza Mej. Duke iu përgjigjur një deputeti laburist i cili citonte një raport të OSBE, ku thuhej se ekonomi anritanike do të ishte më e fortë nëse ven di do të vijonte të ishte pjesë e BE-së, Mej theksoi se nuk do të ketë një referendum të dytë pasi nuk mund tu thuhet njerëzve se herën e parë votuan gabim. Nëse Londra do të gjente një marrëveshje me Brukselin, ekziston gjithnjë mundësia që kjo marrëveshje të mos pranohet nga parlamenti britanik. Sipas kryebashkiakut londinez një situatë e tillë do të ishte paralizuese për vendin. Një ditë më parë ish ministri i jashtëm Uilliam Hag theksoi se një referendum i dytë do të dëmtonte vendin dhe ata anti brexit si ai duhej të mësoheshin me idenë. Edhe liberaldemokratët britanikë mbështesin një referendum të dytë, edhe pse në parlament kanë vetëm 12 deputetë. Nga ana tjetër ish zëvendëskryeministri britanik Nik Kleg, e ka kthyer në një betejë personale mbajtjen e një referendumi të dytë, edhe pse aktualisht ai nuk është më deputet pas humbjes së pësuar në zgjedhjet e fundit. Paradoksi i Brezit, është se po menaxhohet nga një kryeministre e cila votoi për të qëndruar në Bashkimin Europian, dhe refuzohet nha një lider i opozitës i cili konsiderohet një mbështetësi i Brexit.

Etiketa: BEbrexitpezullimi

Lajme të lidhura

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë
Breaking Views

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26
Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni
Breaking Views

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Para
Audi përplas të moshuarën në Vlorë, jashtë rrezikut për jetën

Indonezi, 47 të vdekur dhe disa të plagosur

TË FUNDIT

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun
Aktualitet

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

22:41 - 04/10/26

Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka dhunuar një...

Lexo më shumë
Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

22:16 - 04/10/26
I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

22:03 - 04/10/26
Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

21:50 - 04/10/26
Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

21:01 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com