GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Atentati ndaj Ndojit, Zëri i Amerikës: Si u arrestuan 3 persona

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj Ndojit, Zëri i Amerikës: Si u arrestuan 3 persona

Ish-prokurori Arjan Ndoja

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, policia arrestoi pesë persona dhe ka shpallur në kërkim katër të tjerë nën akuzat se kanë kryer atentat me armë zjarri tre vite më parë ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja dhe dy personave të tjerë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, teksa udhëtonin në autostradën Tiranë – Durrës.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të arrestuarit nën akuzat e vrasjes së funksionarëve publikë në tentativë, grup i strukturuar kriminal, mbajtje armësh dhe municioni pa leje si dhe vjedhje të përsëritura. Tre nga të arrestuarit janë banorë të Durrësit dhe dy të tjerë janë banues në Tiranë.

Të shapllurit në kërkim

Ata dhe katër të tjerët e shpallur në kërkim, kanë bashkëpunuar në sulmin me armë zjarri që u krye në nëntor të vitit 2019 ndaj automjetit me të cilin po udhëtonin nga Durrësi në Tiranë ish prokurori Arian Ndoja, Aleksandër Laho dhe Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë në spital, ndërsa dy të tjerët u mjekuan nga armët e zjarrit.

Forcat e rendit kontrolluan gjatë operacionit “Komploti” nën koordinimin e SPAK-ut 11 banesa në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë, ku sekuestruan armë, jelek antiplumb, dylbi, monedha, telefonë dhe dokumente pronash.

SPAK

SPAK (Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit) njoftoi se pas atij atentati ishin identifikuar fillimisht të pandehurit Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, për të cilët po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme.

Ndërsa për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje ishin veçuar aktet ligjore dhe vazhduan hetimet, deri sot kur ata një pjesë u arrestuan dhe pjesa tjetër u shpallën në kërkim.

Organet e rendit po bashkëpunojnë me autoritetet e huaja për kapjen dhe ekstradimin e tyre.

Hetimi u përmbyll nga bashkëpunimi i ngushtë mes policisë Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe agjencive të huaja të zbatimit të ligjit, bëri të ditur SPAK.

Sulmi

Ish prokurori i Durrësit, Arian Ndoja u sulmua me breshëri automatiku dhe mbeti i plagosur gjatë ecjes në autostradë në një automjet me Aleksandër Laho, ndërsa shoferi Andi Maloku humbi jetën.

Ish prokurori Ndoja kishte urdhëruar atë kohë arrestimin e Drejtorit të Hipotekës së Durrësit, Liridon Pula. Para se të emërohej prokuror, Ndoja kishte punuar si avokat Laho, personi që udhëtonte me të në makinë, është i dyshuar për përfshirje ne aktivitete kriminale, që ka ndryshuar disa herë identitetin.

Arjan Ndoja u shkarkua nga detyra më 6 maj 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi një sërë problemesh gjatë hetimit në kriterin e figurës dhe profesionalizmit, që u konsideruan se kishin cënuar besimin e publikut tek drejtësia. /Voa/

Etiketa: Arjan NdojiarrestimeAtentati

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Rama kërcënon BE: Çmenduri ta lini Ballkanin si portë për terrorizmin

PE miraton kërkesën për hetimin e Oliver Varhelyi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com