Muri ku është shkruar “Të dua” (Le mur des je t’aime) në 300 gjuhë të botë në sheshin Jehan-Rictus të Parisit u krijua nga dy artistë, Federico Barone dhe Claire Kito, si një vend takimi për të dashuruarit dhe një monument i qëndrueshëm për adhurimin e përjetshëm.
I mbuluar me 612 pllaka, muri përmban fjalët “Të dua” në 311 gjuhë të ndryshme, duke përfshirë 192 gjuhët e Kombeve të Bashkuara.
Mijëra “love-locks” (kyçe çelësash) vendoseshin ndërkohë nga të dashuruarit edhe në murin prej teli në pedonalen e Pont des Arts.
Por pasi ka hezituar për vite me radhë, qyteti i Parisit vendosi në 2015 të heqë këto çelësa dhe do të vendosë pjesë xhami për të parandaluar rikthimin e tyre.
Vendimi erdhi pasi muri prej teli në Pont des Arts, mes kopshtit Tuileries dhe Musee d’Orsay, u rrëzua për shkak të peshës së çelësave.
Discussion about this post