GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia shënjestron tjetër qytet ukrainas, nis bombardimet

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia shënjestron tjetër qytet ukrainas, nis bombardimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushtria ukrainase tha se forcat ruse gjithnjë e më shumë po përdorin sulmet ajrore, ndërsa po vazhdojnë avancimin e tyre në qytetin strategjik të Bahmutit. Ky qytet gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donbasit.

Në mbarë vendin, 27 sulme ajrore dhe 55 granatime u raportuan më 21 janar tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. Shtabi shtoi se përdorimi i dronëve kamikazë dhe i raketave vazhdon të mbeten kërcënim për mbarë Ukrainën.

Rritje e intensitetit

Afër Bahmutit, ku për javë të tëra ka pasur luftime të ashpra, forcat ruse “po rrisin intensitetin e përdorimit të aviacionit”, por po “mbrojnë veten” në disa zona në Ukrainë, tha ushtria ukrainase më 22 janar. Më shumë se 11 muaj që kur ka nisur pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës, luftimet janë përqendruar në Bahmut, në afërsi të qytetit Kermina në verilindje dhe në rajonin jugor të Zaporizhjës.

Kievi i ka bërë thirrje partnerëve të tij perëndimorë që t’i ofrojnë më shumë armatim, përshirë tanke të rënda, pasi Rusia duket se po bëhet gati për një operacion të shkallës së gjerë që do të shkojë përtej rajonit të Donbasit.

Bazuar në njoftimet e bëra së fundmi për reforma në ushtri, Moska po ashtu po përgatitet që ta zgjerojë kërcënimin ushtarak konvencional përtej luftës në Ukrainë, ka thënë inteligjenca britanike.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë e bëri këtë vlerësim në janar, kur komentoi njoftimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, se reformat do të shtonin 1.5 milion personel ushtarak brenda tre vjetësh dhe do të rivendoseshin dy rrethe ushtarake në Rusi. Planet “sinjalizojnë se lidershipi rus ka shumë të ngjarë të vlerësojë se një kërcënim i zgjeruar ushtarak konvencional do të zgjasë për shumë vite, përtej luftës aktuale në Ukrainë”, tha inteligjenca britanike.

Megjithatë, Britania shtoi se “Rusia ka shumë të ngjarë që të ketë vështirësi të gjejë staf dhe pajisje për të realizuar këtë zgjerim”./ REL

Etiketa: bombardimenisinRusia

Lajme të lidhura

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Para
Shi e borë, MM: Ja si paraqitet situata nga Veriu në Jug

Shi e borë, MM: Ja si paraqitet situata nga Veriu në Jug

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com