GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Baba Mondi” nderohet “Qytetar Nderi” i Vlorës,jep mesazhin e fortë

13:42 - 22/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Baba Mondi” nderohet “Qytetar Nderi” i Vlorës,jep mesazhin e fortë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka marrë sot titullin “Qytetar Nderi” i qarkut Vlorë. Në këtë ditë të veçantë për të Kryegjyshi Botëror përcolli mesazhe të forta paqeje për qytetarët. Ai gjithashtu iu drejtua me një thirrje të veçantë gjithë shqiptarëve duke thënë se nuk duhet të largohen nga vendi.

“Ndihem i privilegjuar sot mes jush në marrjen e titullit Qytetar Nderi i Qarkut të Vlorës, një titull me peshë e përgjegjësi për detyrat që na presin në të ardhmen. Kam një mesazh të shkurtër edhe për shqiptarët në këto ditë të vështira që po kalojmë: të mos e lënë këtë vend të bekuar që të parët tanë dhanë edhe jetën e tyre për ta mbajtur gjallë këtë komb. Shqiptarët kudo kanë dhënë dhe do japin, por më shumë do japin për vendin tonë, për të cilin ne duhet të japim atë që ka merituar”, tha ai.

Që nga viti  1992 e në vazhdim Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka marrë pjesë në   trajnime të organizatave  prestigjioze  ndërkombëtare,  kurse  doktrinore,  simpoziume  dhe veprimtari  të ndryshme  me karakter  fetar, human  dhe social, ku edhe ka referuar  duke çuar aty zërin dhe eksperiencat e komuniteteve bektashiane të kudondodhura në botë. Kështu me 1996 referoi në Teheran  lidhur  me  tolerancën  bektashiane  në  trevat  e  Ballkanit.  Me  14 qershor  2003, në Konferencën Ndërkombëtare  “Fetë dhe Civilizimet në mijvjeçarin  e ri” referon rreth sfidave të bektashizmit  në  të  ardhmen.  Në  qershor  2004  me  kuadër  të  trajnimeve  të organizatës  të Komuniteteve fetare tradicionale shqiptare, viziton shtëpinë e Bardhë në SHBA. Akademia Evropiane e Shkencave në Universitetin Teknik të Këlnit në Gjermani ka vlerësuar H. Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve dhe në në të njëjtën kohë Kryetari i Këshillit Ndërfetar për vitin 2021, me çmimin “Unaza e Tolerancës” me motivacionin “për përpjekje të  vazhdueshme dhe të  vlefshme në angazhimet për paqen dhe nxitjen e dialogut ndërfetar, si një shembull i veçantë dhe i denjë për t’u ndjekur në ndërtimin, promovimin dhe mbrojtjen e tolerancës”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në ambientet e Akademisë Evropiane të Shkencave pranë Universitetit të Këlnit në Gjermani, ku morën pjesë personalitete akademike dhe fetare.

Etiketa: Baba MondiMesazhVlore

Lajme të lidhura

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt
Breaking Views

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin
Breaking Views

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
Para
Shpërthim me tritol në banesën e një efektivi në Shkodër

Tritoli në Tiranë, fqinji: Cara nuk ishte person problematik

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com