GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më dhanë një zemër derri”,motra e Saimir Sulës proteson e përlotur

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më dhanë një zemër derri”,motra e Saimir Sulës proteson e përlotur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Majlinda Sula, por edhe dhjetëra familjarë e qytetarë kanë dalë sot në protestë për të kërkuar ADN-në për zemrën që autoritetet spanjolle pretendojnë se është e Saimir Sulës, të riut shqiptar që u soll pa organin jetësor në Shqipëri, gjatë kohës së pandemisë.

Para mediave, Sula iu bën thirrje ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryeministrit Edi Rama që t’i bëjnë ADN-në zemrës që pretendojnë se është e Sulës. Majlinda Sula kërkon që zemra të sillet në Shqipëri dhe që ADN-ja të bëhet edhe në vendin tonë, në institucionet publike e private, për të bindur familjarët.

Motra e Sulës thotë se është ‘përcjellë’ nga institucionet shqiptare dhe i kanë bërë bllok në celularë si dhe nuk i lënë takime.

Ajo shton më tej se nga kjo heshtje i lind e drejta të mendojë se mes Shqipërisë e Spanjës është bërë një marrëveshje për të arkivuar këtë çështje.

Fjala e motrës së Saimit Sulës:

Pretendohet që kjo zemra e derrit e ruajtur në një spital në Barcelonë, ka qenë e sëmurë. Pretendohet që ka pasur një sëmundje, ndaj thonë që është zemra e Saimir. Në këtë mënyrë ata pretendojnë se Saimiri ka qenë i sëmurë, por nuk ka qenë kuruar. Por dokumentet nuk gënjejnë. Kjo zemër ka vdekur më 22 prill, kur Saimiri ka qenë gjallë dhe nuk ka qenë fare në spital. Saimir ka ndërruar jetë më 9 maj. Pas dy vitesh, ata u kujtuan, autoritetet spanjolle që u kapën në shkelje, për trafik organesh dhe thanë ua ja ku e keni zemrën këtu.

Kjo është një lojë për të arshivuar rastin dhe kjo gjë ndodhi. E arshivuan në qershor, ne e kemi hedhur në apel. Presim që Apeli të na e rikthejë dhe të na bëjë ADN-në. Zoti Manja këtu nuk na jep asnjë lloj shpjegimi, asnjëherë nuk ka përgjigjet. Duam që zemra të vijë në Shqipëri dhe ta bëjmë ADN-në këtu sepse duke qenë se atje u vra, u fsheh zemra e u trafikua, logjikisht mund edhe të falsifikohet AND-ja.

Ku është zemra e Saimirt? Nuk ka investigim, nuk ka asnjë marrje në pyetje, asgjë. Manja u kërkon autoriteteve spanjolle që të bëhet AND-ja atje, nuk është kjo gjë ajo që duhet. Le të bëhet atje, por të vijë të bëhet dhe këtu. Edhe në Shqipëri është hapur një hetim, kjo zonja që po heton këtu nuk e mbyll dot pa pasur ADN-në, familja do të rrijë gjithë jetën duke menduar se çfarë u bën me këtë zemër. Kur unë isha herën e kaluar në Ministrinë e Drejtësisë, dola shumë e kënaqur. Zotëria më dëgjoi, u tregua shumë i kujdesshëm, më dëgjoi dhe më përcolli. Sa dola nga aty, më bëri bllok.

Kam ngelur derë më derë, këtu në institucione trajtohesh si qen, duke nisur që nga punonjësi i thjeshtë tek dera, edhe ai të trajton si qen. Unë kam kërkuar takim me kryeministrin Edi Rama. Është e pafalshme që kryeministri hesht për 30 muaj. Tre gërma zoti Rama, A, D, N, kjo është ajo që kërkon familja. Por unë nuk do të lodhem, do të dal në çdo vend për protestë. Nga kjo heshtje mua më lind e drejta të mendoj se Shqipëria dhe Soanja kanë komunikuar, kanë rënë dakord që të mos vijohet me këtë çështje, Rama dhe Sanchez atëherë janë rënë dakord. Sepse shpjegim tjetër nuk gjej.

Asnjë zyrtar shqiptar nuk ka shkuar në Spanjë ku i riu Sula humbi jetën në mënyrë misterioze në një spital të Barcelonës ku shkoi për një temperaturë të lehtë. Madje askush nuk e ngriti zërin kur trupi i të ndjerit mbërriti në Shqipëri me zemër të shkulur. Autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare nuk kanë dhënë asnjë konkluzion të ngjarjes makabre.

Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020.

Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!

Etiketa: Kryesore1Majlinda SulaprotestaTirane

Lajme të lidhura

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Para
Polici i burgut të Drenovës nuk tregon se kujt do ia çonte drogën

Polici i burgut të Drenovës nuk tregon se kujt do ia çonte drogën

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!
Breaking Views

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Lexo më shumë
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmarsbahis girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş