GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha nxjerr foton e Ramës: Ky është këshilltari famoz i tij

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A keni frikë nga arrestimi për ’21 Janarin’?Berisha:Jam pa imunitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vazhduar me akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe lidhjen e tij me zyrtarin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal.

Në një postim të fundit, Berisha ka publikuar foton e kryeministrin me Dorian Duçkën, i cili shënohet jozyrtarisht në aktakuzën e FBI si “personi B”. Për Berishën, B është Duçka. Në aktakuzë, personi B përshkruhet si këshilltari jozyrtar i kryeministrit shqiptar, që prezantohet me adresë, llogari emaili dhe të dhëna të qeverisë dhe kryeministrit.

Postimi i Berishës:

Rama me këshilltarin e tij Dorian Duçka në Kiev!

Ps. Personi në cep majtas me shishe në dorë është famozi Dorian Duçka.

Vetë Duçka, më herët në një komunikim me Euronews Albania, nuk ka pranuar të japë asnjë koment në lidhje me çështjen “McGonigal”. Reagimet vijnë një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

Etiketa: berishakeshilltaruKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
Para
Superliga/ Ja formacionet Bylis-Vllaznia dhe Laçi-Kastrioti

Superliga/ Ja formacionet Bylis-Vllaznia dhe Laçi-Kastrioti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com