GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Sllovakia ndryshon Kushtetutën për zgjedhje të parakohshme

në Rajoni
Kohë leximi: 1 min
A A
Sllovakia ndryshon Kushtetutën për zgjedhje të parakohshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parlamenti i Sllovakisë ka amendamentuar Kushtetutën e shtetit për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Nëntëdhjetë e dy ligjvënës mbështetën amendamentin që mundëson mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, nëse për një vendim të tillë votojnë shumica e Këshillit Kombëtar të Sllovakisë prej 150 ulësesh. Kushtetuta e Sllovakisë më herët nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Pasi Qeveria e udhëhequr nga kryeministri sllovak Eduard Heger, nuk i mbijetoi mocionit të mosbesimit në Parlament në dhjetorin e kaluar, presidentja Zuzana Caputova u dha afat ligjvënësve që deri në janar të bënin ndryshimet kushtetuese.

Partitë opozitare iniciuan mocionin e mosbesimit pas disa muajsh krizë politike. Caputova i kërkoi kabinetit të Heger që të qëndronte në pushtet si Qeveri në detyrë.

Presidentja sllovake tha se ajo do të zgjedhë një kryeministër të ri dhe do të betohet Qeveria e re, nëse ligjvënësit nuk i bëjnë ndryshimet kushtetuese deri më 31 janar.

Këshilli Kombëtar ka caktuar seancë për të enjten për të debatuar lidhur me datën e mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Partitë që aktualisht janë pjesë e koalicionit qeverisës thanë se preferojnë që zgjedhjet të mbahen më 30 shtator, ndërkaq opozita kërkon që zgjedhjet të mbahen më herët, në maj ose qershor.

Sipas sondazheve të fundit, opozita ka shanse të mira që të fitojë në zgjedhjet e parakohshme.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Sllovaki ishin të parapara të mbaheshin në shkurt të vitit 2024./REL

Etiketa: KushtetuteSllovakiZgjedhje

Lajme të lidhura

Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak
Breaking Views

Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak

18:20 - 27/03/26
Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit
Aktualitet

Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit

21:15 - 17/11/25
28-vjeçare shtatzënë humb jetën në spital, dyshohet për alergji ndaj antibiotikut, nis hetimi
Aktualitet

28-vjeçare shtatzënë humb jetën në spital, dyshohet për alergji ndaj antibiotikut, nis hetimi

18:15 - 01/10/25
Para
Kina në kulmin e pandemisë, mbi 7 milionë raste çdo ditë

Kina në kulmin e pandemisë, mbi 7 milionë raste çdo ditë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha ndan videon: Rama po  përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve
Aktualitet

Berisha ndan videon: Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve

11:15 - 06/06/26

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka pranuar publikisht...

Lexo më shumë
EMRAT/ U qëllua brenda në makinë, identifikohet viktima në Has

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve

10:45 - 06/06/26
Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen…

Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen…

10:37 - 06/06/26
Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit

10:21 - 06/06/26
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin

10:07 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş