GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

E pëlqejmë të gjithë, por ja cila është historia e orës SWATCH

18:02 - 25/01/23
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
E pëlqejmë të gjithë, por ja cila është historia e orës SWATCH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë e njihni ose të paktën keni dëgjuar për markën e famshme të orëve SWATCH, madje mund ta keni një të tillë edhe vetë në dorë apo diku nëpër shtëpi.

Mirëpo, edhe entuziastët më të mëdhenj të orëve shpesh nuk e dinë të gjithë historinë e këtij prodhuesi të shquar të orëve. Ndaj, na lejoni t’ju tregojmë pak histori:

Linja e produkteve

Linja e produkteve SWATCH u zhvillua si një përgjigje ndaj “krizës së kuarcit” të viteve 1970 dhe 1980, në të cilën orët e lira, të pajisura me bateri dhe të rregulluara me kuarc po konkurronin kundër prodhuesve më të njohur europianë, të fokusuar në mjeshtërinë artizanale që prodhonin orë kryesisht mekanike.

Swatch filloi zhvillimin në fillim të viteve 1980, nën udhëheqjen e Drejtorit Ekzekutiv të atëhershëm Ernst Thomke, me një ekip të vogël inxhinierësh orësh të udhëhequr nga Elmar Mock dhe Jacques Müller.

Franz Sprecher, një konsulent marketingu i punësuar nga Thomke për t’i dhënë projektit një konsideratë të huaj, u përpoq të krijonte një linjë moderne të orëve.

Fillimet

Swatch fillimisht kishte për qëllim të rifitonte pjesën e tregut të humbur nga prodhuesit zviceranë të orëve mekanike dhe të konkurronte suksesin e kompanive japoneze të orëve si “Seiko” dhe “Citizen” në vitet 1960 dhe 1970. Po ashtu, brand-it i duhej të ripopullarizonte orët analoge në një kohë kur orët dixhitale kishin arritur një popullaritet të gjerë.

Koleksioni i parë me dymbëdhjetë modele Swatch u prezantua më 1 mars 1983 në Zyrich, Zvicër. Objektivat e shitjeve u vendosën në një milion orë për vitin 1983 dhe 2.5 milion një vit më pas. Me një fushatë marketingu të fortë dhe çmim relativisht të ulët për një orë të prodhuar në Zvicër, ajo fitoi popullaritet të menjëhershëm në tregun e saj vendas.

Sipermarresi libanez

Sipërmarrësi libanez Nicolas G. Hayek, së bashku me një grup investitorësh zviceranë, morën pjesën më të madhe të aksioneve të Swatch gjatë vitit 1985 në grupin e sapokonsoliduar me emrin “Societe Suisse de Microelectronique et d’Horlogerie”, ose SMH. Ai u bë kryetar i bordit të drejtorëve dhe CEO në 1986. Më vonë ai ndryshoi emrin e kompanisë në Swatch Group.

Ky kombinim i ekspertizës së marketingut dhe prodhimit e riktheu Zvicrën si një lojtare kryesore në tregun botëror të orëve të dorës. Për kutitë e orëve u përdorën materiale sintetike, një proces i ri saldimi ultrasonik dhe teknologji montimi. Në vitin 1997, grupi Swatch hapi rreth 60 dyqane në mbarë botën.

Ora automatike

SWATCH ishte ora e parë e bërë plotësisht automatike duke përdorur makineri, pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë njerëzore. Kjo dhe risi të tjera kanë arritur të reduktojnë kostot e prodhimit me rreth 80%, pa kompromentuar saktësinë dhe cilësinë.

Emri “S’watch” vjen nga shkurtimi i “Second Watch”, orë dytësore, plotësuese. Swatch nuk parashikonte të zëvendësonte orën “e vetme kryesore” që një njeri kishte, por u mendua të plotësonte garderobën. Gradualisht, orët Swatch mund të bliheshin në çdo ngjyrë, formë dhe me funksionalitete të ndryshme. Të gjithë ishin në gjendje të zgjidhnin, shpesh disa pjesë. Nëse lindte një problem, pjesët mund të ndërroheshin.

Kuarci që asokohe u perceptua si e ardhmja, sot konsiderohet nga adhuruesit e orëve si një pjesë shumë e çmuar e historisë për matjen e kohës. Pra, SWATCH është histori!

Etiketa: HistoriaOra Swatch

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Drogë nga Shqipëria në Finlandë, 16 të arrestuar për narkotikët

‘Klientët i kishte miq’, si u kap shqiptari që shpërndante drogë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26

Shtatë punonjës policie janë pezulluar nga detyra për moszbatim haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale për rastin...

Lexo më shumë
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com