GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lirohet nga burgu Fatos Tushe

14:22 - 26/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lirohet nga burgu ish-zëvendës drejtori i Pasurive Publike në Lushnje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është liruar nga burgu ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe. Tushe ishte në qeli për korrupsion.

Ish-kryebashkiaku akuzohej së bashku me persona të tjerë për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera. Pak ditë më parë Apeli i GJKKO i dha lirinë dhe ish nënkryetarit të Bashkisë Lushnje, Gentian Nushi.

Njoftimi i gjykatës:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 26.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 28 akti, datë 25.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit F.T., për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi:

– Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. F.T., me vendimin nr. 50 datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit z. F.T. nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.”- njofton Gjykata.

Akuzat për Tushen dhe dënimi në qershor 2022:

Prokurorët e Posaçëm thanë fjalën e tyre të fundit në gjyqin ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, në Gjykatën e Posaçme, duke kërkuar dënimin e tij me 3 vjet e 4 muaj burg. Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku i arrestuar në korrik të vitit të kaluar duhet të fajësohet për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim të detyrës” në dy raste.

Tushe akuzohet për abuzim menjë tender me vlerë 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës në njësinë administrative Kolonjë. Tenderi dyshohet të jetë fituar në mënyrë fiktive nga një kompani, ndërsa punimet në terren u kryen nga një tjetër kompania e administruar nga Ibrahim Lami, që sipas SPAK, privilegjohej në tenderimet e bashkisë.

Ndërsa “shpërdorimi i detyrës” nga Tushe dyshohet të jetë bërë përmes shpërdorimit të karburantit të bashkisë dhe lejimit të një ndërtimi pa leje.

Tushe u përgjua nga SPAK, teksa lejonte dhënien e sasive të karburantit personave të paautorizuar, si edhe porositë ndaj një qytetari që po ndërtonte pa leje “thuaji që kam folur me kryetarin”.

Pretenca e SPAK, lista e plotë

Fatos Tushe: 5 vite burg (nga gjykimi i shkurtuar 3 vite e 4 muaj)

Flamur Peqini: 5 vite burg (nga gjykimi i shkurtuar 3 vite e 4 muaj)

Gentian Nushi: 4 vite burg (nga gjykimi i shkurtuar 2 vite e 8 muaj)

Leonard Sefa: 2 vite 6 muaj burg (nga gjykimi i shkurtuar 1 vit e 8 muaj)

Bleta Turku: 2 vite 6 muaj burg (nga gjykimi i shkurtuar 1 vit e 8 muaj – pezullohet ekzekutimi i dënimit, 3 vjet 6 muaj shërbim prove)

Bardhi Mëhilli: 2 vite e 6 muaj burg (nga gjykimi i shkurtuar 1 vit e 8 muaj)

Ilva Billo: 2 vite e 6 muaj burg (nga gjykimi i shkurtuar 1 vit e 8 muaj)

Gazmend Çela: 2 vite e 6 muaj burg (nga gjykimi i shkurtuar 1 vit e 8 muaj)

Margarita Gjermeni: 2 vite e 6 muaj burg (nga gjykimi i shkurtuar 1 vit e 8 muaj)

Xhemal Hasko: 2 vite e 6 muaj  burg (nga gjykimi i shkurtuar 1 vit e 8 muaj)

Andri Nusho: 2 vite burg (nga gjykimi i shkurtuar 1 vit e 4 muaj)

Bektash Nezha: 2 vite burg (nga gjykimi i shkurtuar 1 vit e 4 muaj)

Ani Simoni: 2 vite burg (nga gjykimi i shkurtuar 1 vit e 4 muaj)

Ledi Aleksi: 1 vit e 6 muaj burg (nga gjykimi i shkurtuar 1 vit)

Vilma Zhupa: 1 vit e 6 muaj burg (nga gjykimi i shkurtuar 1 vit)

Ibrahim Lami: 2 vite 3 muaj burg (nga gjykimi i shkurtuar 1 vit e 6 muaj)

Gjergji Mëhilli: 1 vit burg (nga gjykimi i shkurtuar 8 muaj)

Ismail Bliku: 9 muaj burg (nga gjykimi i shkurtuar 6 muaj)

Edi Gjelaj: 3 vite burg (nga gjykimi i shkurtuar 2 vite)

Fillimisht për Tushen u kërkua një dënim me 5 vite burg, por ai përfitoi uljen e një të tretës nga gjykimi i shkurtuar. E njëjta masë dënimi, 3 vjet e 4 muaj, u kërkua edhe për Flamur Peqinin, ish-drejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike në bashkinë Lushnje, ndërsa për ish-nënkryetarin e Bashkisë, u kërkua përfundimisht 2 vjet e 8 muaj burg.

Etiketa: FatoisKryesore1Tushe

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Pallati Mbretëror padit Twitter në Gjykatën e Lartë

Pallati Mbretëror padit Twitter në Gjykatën e Lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me çështjen e sterilizimit,...

Lexo më shumë
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com