GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

VKM-ja e re për investimet strategjike: Do të përzgjidhen…

16:24 - 26/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
VKM-ja e re për investimet strategjike: Do të përzgjidhen…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka marrë në bazë sugjerimet e dhëna nga FMN për rritjen e rolit të ministrisë së Financave në investimet strategjike dhe PPP-të duke shtuar kompetencat e saj në monitorim dhe menaxhim të këtyre projekteve për vitin 2023 e në vijim.

Në programin e Reformave Ekonomike 2023-2025, MFE tregon se është parashikuar që për projektet që janë mbi një vlerë të caktuar të miratuar nga ministri i Financave, të miratohen vetëm ato që cilësohen si me rëndësi kombëtare për zhvillimin ekonomik dhe social, pavarësisht nga burimi i financimit të tyre. Projektet primare miratohen me VKM në përputhje me hapësirën fiskale.

Ministria

Ministria thekson në dokument se është miratuar një VKM për menaxhimin e investimeve Strategjike Publike që do të përcaktojë kuadrin rregullator dhe metodologjik për përgatitjen, miratimin, përditësimin, monitorimin dhe zbatimin e procedurave.

Aty thuhet se për projektet që kalojnë vlerën kufi do të jenë të detyruara të dërgojnë dhe projekte fizibiliteti në MFE, me 15 kapituj, që shtohet në vendim si aneks, ku duhet të përfshihet dhe analiza kosto-përfitim nga kompanitë.

Projektet

Për projektet me rëndësi kombëtare përpos 3 parimeve të rëndësisë, ekonomisë dhe menaxhimit do të ketë dhe 3 parime të shtuara, si; parimi i vlerësimit mjedisor dhe impaktit klimaterik, parimi i vlerësimit të qëndrueshmërisë dhe parimi i vlerësimit gjinor.

Në nivel projekti do të raportohet edhe për treguesit e performancës, informacione mbi realizimin e procedurave të prokurimit, informacioni mbi rastet e krijimit të detyrimeve të prapambetura të argumentuara, problematikat e krijuara në realizimin e projekteve, argumentimet në rastet e parealizuara duke i dhënë një rol më të rëndësishëm Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbi monitorimin dhe zgjidhjen e problemeve mbi projektet e investimeve etj.

Në dokument përmendet se projektet strategjike do të vijojnë edhe në vitet pasardhëse. Ndërkohë në komisionet ndërparlamentare janë ende në shqyrtim dy propozimet e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, ku kërkohet shtrëngim i kushteve për koncesionarët dhe rritje të transparencës. Sipas deputetes së PD-së, investimet strategjike duhet të ndalohen më 1 janar 2023 dhe çdo propozim i ardhur pas asaj date të mos pranohet./GazetaSi

Etiketa: investimProna

Lajme të lidhura

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro
Breaking Views

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Para
Ndodh edhe kjo, arrestohet një grua për ngacmim

Mashtrim me vizat, arrestohet pronarja e agjencisë turistike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën
Sport

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26

Janë zhvilluar këtë të shtunë 5 ndeshje të javës së 29 të Kategorisë së Parë ku skuadrat që janë në...

Lexo më shumë
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com