GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Porto Romano do t’i marrë Durrësit edhe shërbimin e pasagjerëve

në Ekonomi
Kohë leximi: 2 min
A A
Porto Romano do t’i marrë Durrësit edhe shërbimin e pasagjerëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Porti i ri Porto Romanos përveç shërbimeve të ngarkim-shkarkimit të mallrave do të ketë në fokus edhe shërbimet e transportit të pasagjerëve, pavarësisht se fillimisht qeveria tha se ky funksion do të mbetej Portit të Durrësit  dhe se për qëllim po ndërtohej Marina e Moderne e Jahteve.

Autoriteti Portual i Durrësit ka bërë publike disa dhëna rreth projektit të Porti të ri në Porto Romano, (tabela bashkëngjitur) kur ndër të tjera sqarohet se Porti i ri do të përpunojë rreth 1 milionë pasagjerë në vit.

Hap pas hapi ajo që u prezantua si marina më e madhe në Ballkan për transportin e pasagjerëve po rezulton një projekt pasurish të paluajtshme luksoze dhe porti aktual i Durrësit do të shërbeje për parkimin e 200 mjeteve lundruese.

Shërbimi i pasagjerëve dhe mallrave do të kalojnë në Porto Romano. Vitin e kaluar Porti i Durrësit përpunoi më shumë se 688 mijë pasagjerë, nëpërmjet linjave ta trageteve drejt Italisë. Në historikun e transportit të pasagjerëve Porti i Durrësit ka përpunuar më pak se 900 mijë pasagjerë në vit, ndërsa ne Porto Romano pritet të përpunohen rreth 1 milionë pasagjerë në vit.

Punimet

Autoriteti Portual i Durrësit pritet të tenderojë këtë vit fazën e parë të punimeve për portin e ri të Porto Romanos.

Punimet në këtë fazë kanë kosto rreth 390 milionë euro dhe pritet të përfundojnë brenda vitit 2025.

Porti tregtar i Durrësit do të zhvendoset në Porto Romano për arsye se në vend të tij do të zhvillohet një projekt i ri me ndërtesa luksoze dhe një marinë jahtesh, një investim me kompani pjesëmarrëse nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Zhvendosja e shërbimeve tregtare dhe i pasagjereve nga Porti i Durrësit në Porto Romano do të bëhet në disa faza për një periudhe rreth 20 vjeçare.

Ndërkohë ky proces ka nxitur pasiguri tek investitorët dhe përdoruesit e Portit të Durrësit, pasi ndërtimi i një porti të ri kërkon investime të mëdha dhe një infrastrukturë krejt të re.

Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano do të kërkojë financime të konsiderueshme për zbatimin e plotë të tij dhe vetëm në fazën e parë 390 milionë euro pa TVSH.

Të paktën 46% e financimit do të sigurohet nga qeveria dhe 54% nga sektori privat. Gjithsej vlera e projektit do të jetë rreth 2 miliardë euro sipas projektit teknik që hartoi kompania konsulentë Haskoningdhv Neederland. /MONITOR

 

 

Etiketa: DurrësKryesore1pasagjerePortoromano

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 29 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:31 - 29/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 28 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:16 - 28/09/26
Para
Sherr me thika, tre persona të plagosur

Qëllohet me thikë një 29-vjeçar te Sheshi Skënderbej

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com