Një dukuri e pazakontë ka ndodhur me postimet në faqen zyrtare të provave të banorëve të BBVIP2.
Pëlqimet në disa konkurrentë janë shtuar në mënyrë ‘të frikshme’ dhe shumë ngritën pikëpyetje për manipulim nga ana e Big Brother.
Olta mori krejt papritur pëlqime të shumta, edhe me adresa false nga India e Bangladeshi.
Në lidhje me këtë problematikë, produksioni ka dalë me njoftim, duke thënë se nuk do të numërohen “pëlqimet” në Instagram, por banorët e shtëpisë do zgjedhin cila performancë ju pëlqen.
Discussion about this post