GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qeveria përzë rininë, mbi 30 mijë të rinjë kanë ikur në Angli/ Asnjë ndihmë për studentët, ju vonon bursat!

10:46 - 28/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Qeveria përzë rininë, mbi 30 mijë të rinjë kanë ikur në Angli/ Asnjë ndihmë për studentët, ju vonon bursat!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kostot e jetesës në Shqipëri vazhdojnë të shtrenjtohen, dhe përballimi i tyre bëhet edhe më i vështirë në kushtet kur nuk merr asnjë mbështetje nga shteti.

Prej rreth një viti Shqipëria është përfshirë kriza e çmimeve, ndërkohë që inflacioni për vitin 2022 ishte 6.7%.

Ushqimet, kafenetë e restorantet si edhe transporti kanë pasur shtrenjtimin më të madh sipas të dhënave të Institutit të Statistikave.

Por pavarësisht kësaj qeveria zgjodhi të përjashtojë nga mbështetja ekonomike atë që më së shumti po i mungon këtij vendi. Braktisi të rinjtë, ju mbylli derën studentëve të cilët po largohen çdo ditë e me shumë.

Prej muajsh studentët kërkojnë ndihmë ekonomike nga qeveria për të përballuar çmimet e larta por deri më tani asnjë thirrje e tyre nuk është dëgjuar.

Çfarë po kërkojnë studentët?

Prej muajsh ata kërkuan nga qeveria një bonus për 10 mijë lekësh, si ndihmë për të përballuar çmimet e larta që përfshinë vendin.

Por kjo kërkesë e tyre, ra në vesh të shurdhër pasi qeveria I përjashtoi ata nga paketat e ndihmës që miratoi për pensionistët, për shtresat në nevojë, për transportin, për administratën por edhe për bizneset që importojnë nga jashtë.

Sipas Ministrisë së Arsimit janë ezauruar të gjitha mundësitë për të ofruar lehtësira për studentët.

“Është hera e tretë që Qeveria lë jashtë studentët nga paketat e saj të krizës dhe ata nuk marrin asnjë lloj mbështetje nga shteti. Shqipëria është ndër të pakta vende të botës ku studentët konsiderohen të pasur,” thotë për Gijotina, Gevio Tabaku.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave familjet shqiptare përpara se të niste kriza shpenzonin mbi 40% të buxhetit të tyre për ushqim. Kjo shifër ka ndryshuar në këtë periudhë krizë pasi ushqimet janë më të kushtueshme.

“Nëpër menza para 1 ose 2 vitesh mund të konsumonim një vakt me çmime të arsyeshme. Një supë ishte deri 150 lekë ndërsa sot kalon 200 lekë”, shprehet Ergi një student në shkencat e natyrës.

“Jam studente në vit të parë për psikologji, mundohem të punoj në call center por prapë nuk ja dal dot sepse qiratë janë shumë të shtrenjta, kurse ushqimet vetëm rriten”, pohon një tjetër studentë.

Ndërsa drejtuesi I portalit Studentor, Tabaku thotë se vetëm ushqimet marrin rreth 50% të parave të studentëve, prandaj shteti duhet t’ju japë mundësine e menzave publike.

“Duke përllogaritur shpenzimet e një studenti, të cilat arrijnë deri në 4000 euro për një vit akademik. Ne kemi vënë re se ushqimi zë 50% të këtyre kostove. Dhe kemi kërkuar me anë të një peticioni të firmosur nga 6650 studentë ngritjen e katër mensave publike për secilën rezidencë studentore në Tiranë. Qasja në mensa publike është një e drejtë e studentëve siç cilësohet edhe në statutin e rezidencave studentore. Mirëpo edhe këtu Qeveria mbyll sytë dhe refuzon të investojë për jetëse dinjitoze të studentëve”, pohon Gevio Tabaku.

Për Gijotina, studenti Tabaku zbulon se jo vetëm që janë përjashtuar nga ndihmat e qeverisë por nga ana tjetër nuk marrin as atë që ju takon pasi I janë vonuar bursat.

“Jo vetëm që këta studentë nuk mbështeten në mënyrë direkte si kategoritë e tjera. Por edhe fondet që u takojnë nga bursa e ekselencës dhe ajo sociale janë vonuar me mbi 4 muaj. Duke shtuar akoma më shumë vështirësitë e tyre gjatë kësaj periudhe”, thotë ai.

Më herët studentët kanë kërkuar dyfishim burrash për studentët në nevojë që kanë rezultate të larta, të ndihmohen financiarisht për qiratë e banesave, në kartën e studentit të përfshihen ulje për blerjen e ushqimeve, për menza dhe në librari si dhe politika nxitëse për punësimin.

Kjo mungesë vëmendje ndaj të rinjeve ka bërë që Shqipëria të braktiset nga mijëra studentë, që ikin për një të ardhme më të mirë.

Shqipëria është e para në vendet e rajonit që ka numrin më të lartë të kërkesave për azil sipas raporteve ndërkombëtare. Ndërkohë një hulumtim I bërë nga Open Data tregon se kërkesat për azil nga shqiptarët në Britani e Madhe në nëntë mujorin e 2022 arritën në rekordin e 13 247 aplikimeve. “Nëse ndjek këtë trend në projeksion kërkesat për 2022 përllogariten deri 19 040 shqiptarë azilkërkues”, thuhet në hulumtimin e Open Data.

Me tej gjetjet e hulumtimit nxjerrin në pah se në total azilkërkues shqiptarë në Britaninë e Madhe që nga viti 2010 e deri në shtator 2022, janë regjistruar 39 557 individë. Nga këta, 55%, (21 304 individë) janë të grupmoshës 18- 29 vjeç, 24%, ose 9 352 janë minorenë nën 18 vjeç, dhe pjesa tjetër janë të grupmoshës mbi 30 vjeç.

Këto të dhëna dëshmojnë edhe një herë mungesën e mundësive që ka Shqipëria për të rinjtë të cilët jo rrallë herë rrezikojnë edhe jetën për të kaluar në kufinjtë e shteteve të tjera për një jetë më të mirë.

Lexo edhe: Deputetja e PL-së: Qeveria po tallet me studentët

Etiketa: bursaGevbi TabakuqeveriaStudenteveshtiresi

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
‘Pronat i kemi ndërtuar me gjak’, banori-qeverisë: Merrni masa…

‘Pronat i kemi ndërtuar me gjak’, banori-qeverisë: Merrni masa...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

Deputeti i PD, Eno Bozdo, ka komentuar situatën e krijuar pas shpalljes zyrtare të Belinda Ballukut si e pandehur nga...

Lexo më shumë
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com