A e dini se në momentet kur ndiheni më të dobët, ka ushqime që mund të përkeqësojnë më tej simptomat? Ekspertët theksojnë se nuk është njësoj nëse hani mish pule gjatë ftohjes ose kur keni probleme me stomakun. Në vend që të ndihmoni trupin të luftojë virusin, mund ta vështirësoni edhe më shumë me dietën tuaj.
Këtu janë disa ushqime që përmirësojnë dhe përkeqësojnë simptoma të caktuara:
Dhimbje të muskujve
Për dhimbjet e përgjithshme të muskujve, ushqimet që përmbajnë magnez ose kalcium mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes, vë në dukje Christine Arthur, MD, një mjeke interniste në Qendrën Mjekësore të Kalifornisë. Ushqimet më të mira janë perimet me gjethe jeshile, fruta të thata, farat, fasulet dhe drithërat. Ndërkohë, ushqimet e pasura me kalcium përfshijnë salmon të konservuar, kos, zarzavate dhe lëng portokalli. Ajo që mund të përkeqësojë më tej simptomat është çdo gjë që ju dehidron, veçanërisht alkooli dhe kafeina.
Dhimbje të fytit
Mundohuni ta mbani fytin tuaj të lagësht me karamele të forta dhe pini shumë lëngje. Nëse fyti juaj është i përflakur, duhet të hani ushqime si: supa me krem, patate pure, kos dhe madje edhe vezë të fërguara. Shmangni ushqimet e forta dhe gërvishtëse si patatinat ose frutat e thata. Lëngjet acidike, të tilla si lëngu i portokallit, lëngu i rrushit dhe limonada, gjithashtu mund të irritojnë dhimbjen e fytit.
Dhimbje koke
Dehidrimi është një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës.
“Pini një shishe ujë dhe prisni 20 minuta për të parë nëse ndiheni më mirë. Kafeina është e njohur për dehidratimin tuaj, por për ironi, doza të vogla mund të ndihmojnë herë pas here në lehtësimin e migrenës tek disa njerëz. Megjithatë, për çdo filxhan çaj apo kafe pini një sasi të barabartë uji për të shmangur dehidratimin”, tha doktor Arthur.
Nëse keni dhimbje koke çdo ditë, mos merrni kafeinë. Ushqime të tjera që besohet se shkaktojnë dhimbje koke përfshijnë ëmbëlsuesit artificialë, djathërat e vjetër që përmbajnë tiraminë, plus verën e kuqe dhe mishi.
Discussion about this post