GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Putin mund të përgatisë luftë në Maqedoni, rrezikon Shqipëria”

17:33 - 28/01/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Putin mund të përgatisë luftë në Maqedoni, rrezikon Shqipëria”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të shtunën në Sofje se struktura të caktuara po përpiqen ta kthejnë Maqedoninë e Veriut nën ndikimin e Rusisë.

Ai nuk saktësoi se kush janë ato struktura, por pretendimet e tilla i ndërlidhi me incidentin e 16 janarit në Ohër Maqedoninë e Veriut, ku u sulmua fizikisht një pjesëtar i një klubi bullgar në këtë qytet.

Rrahja e bullgarit

“Një akt i tillë si rrahja e një bullgari e vendos publikun plotësisht në anën e të rrahurit dhe mund të na çojë në një drejtim tjetër që është plotësisht në favor të Putinit dhe planeve të tij gjeostrategjike për Ballkanin”.

“Këtu shoh një përpjekje për ta kthyer Maqedoninë e Veriut nën ndikimin rus, qëllimisht, dhe kjo po bëhet shumë aktive. Në asnjë rrethanë nuk duhet të mashtroheni. Gjëja më e mirë për Bullgarinë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha Borisov në një konferencë për media të partisë BERG.

Pergjegjesia

Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, tha se do të insistojë që përgjegjësit për rrahjen e sekretarit të klubit bullgar “Car Boris Treti” nga Ohri, Hristijan Pendikov të nxirren para drejtësisë, pasi kjo sipas tij “minon përpjekjet e mëdha që kemi bërë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ndjekin rrugën e Bashkimit Evropian”. Borisov tha se Maqedonia e Veriut nuk ka përfshirë në Kushtetutë gjërat e rëndësishme për Bullgarinë dhe nuk i ka mbrojtur bullgarët nga agresioni. Ai akuzoi qeverinë bullgare për injorancë diplomatike.

“Ata lanë nën qilim tema të rëndësishme që çuan në përshkallëzimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha ai.

Ish-kryeministri bullgar thotë se “dikush dëshiron shumë që Bullgaria të vërë veton” ndaj integrimit evropian të Maqedonisë.

Mediat bullgare

Mediat bullgare raportuan se Komisioni Parlamentar për Punët e Jashtme në Parlamentin bullgar miratoi një Deklaratë që dënon “aktet e dhunës kundër bullgarëve, klubeve dhe organizatave të tyre”.

Në Deklaratën thuhet se “ndryshimi i Kushtetutës është një domosdoshmëri për Maqedoninë e Veriut për të vazhduar procesin e integrimeve evropiane”.

Më 23 janar Sofja tërhoqi ambasadorin e saj nga Shkup një shenjë pakënaqësie ndaj incidentit në Ohër.

Marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë kanë qenë të tensionuara për më shumë se dy vjet, pasi Sofja bllokoi integrimin e Maqedonisë në BE në vitin 2019 për shkak të një mosmarrëveshjeje historike, gjuhësore dhe identitare.

Etiketa: BullgariaMaqedonia e VeriutPutin

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Ish-gjenerali Pavel zgjidhet Presidenti i ri i Çekisë

Ish-gjenerali Pavel zgjidhet Presidenti i ri i Çekisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com