GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Elena Kadare në ditëlindjen e shkrimtarit të madh: Dashuria jonë…

19:57 - 28/01/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Elena Kadare në ditëlindjen e shkrimtarit të madh: Dashuria jonë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elena Kadare, në një videomesazh në emisionin “Kjo Javë” në New24, ka folur në lidhje me jetën e saj me shkrimtarin e madh në ditëlindjen e tij të 87-të. Ajo ka treguar se si është njohur e më pas dashuruar me shkrimtarin, ndërsa ka rrëfyer edhe detaje nga jeta e tyre e përditshme.

Elena Kadare nuk ka harruar të shtojë se pas vitesh që kanë jetuar ashtë vendit, ardhja në Shqipëri u ka zbukuruar jetën. “Jashtë janë dashamirës, por dashuria gjendet vetëm këtu”, tha ajo.

“Ngjarje të tilla si ditëlindja përfshijnë shumë njerëz sepse nis me telefonin tim që mbushet me urime, sa jam vërtetë e lumtur se duhet t’ia lexoj Ismailit i cili nuk merret fare me telefonin. Ardhja në Shqipëri na e ka zbukuruar jetën.

Jashtë janë dashamirës, por dashura është vetëm këtu.

Raporti mes nesh është diçka tjetër, jo thjeshtë burrë-grua. Ka qenë një jetë plot dritë.

Dashuria nuk është të parit e njëri tjetrit në sy por të parit e të dyve në një drejtim. Janë shumë arsye bashkë që na bëri të jemi bashkë kaq vite, sidomos dashuria për letërsinë. Asnjë ditë jona nuk është e ngjashme me atë që kaloi apo me atë që do vijë.

Letra ka qenë arsyeja se si u njohëm. Brezi e klasa ime e adhuronim Ismailin. Një pjesë e reagimeve që shkruaja në gjimnaz botohej në shtypin e ditës. Ismaili që ishte në Moskë e kishte lexuar një tregim timin më shkroi një letër përgëzimi. kjo ishte një ngjarje e madhe për gjithë shkollën time. Më pas vijuam korrespondencën. Tani lëmë vetëm pak pusulla nëpër shtëpi, kur do kthemi apo kur nis filmi që do të ndjekim. Nuk ka më letra të tilla sepse jetojmë bashkë dhe nuk ka më kuptim”, u shpreh ajo.

Biseda e Helena Kadare me Alda Bardhylin

Helena Kadare: Ngjarje të tilla si ditëlindja e Ismailit janë një gjë që përfshin shumë njerëz. Kjo fillon me telefonin tim që mbushet dhe sot ka qenë një ditë me shumë urime që duhet t’ja lexoj Ismailit. Ai vetë nuk merret me telefon, kështu që duhet ti bëj të gjithëve një falënderim. Ka pasur shumë shumë urime. Ardhja këtu në Shqipëri na i ka zbukuruar jetën.

Kaq vite pranë një burri si Kadare, a keni një përkufizim të këtij raporti që ka qenë përtej raportit burrë grua

Helena Kadare: Ashtu sikurse e thatë dhe ju, ky është një raport krejtësisht burrë grua! Është edhe diçka tjetër, që mënyra si e kam përjetuar ka qenë një jetë plotë dritë.

Çfarë keni bërë për të sfiduar vitet, zakonisht vitet i largojnë dy njerëz, në raporte të ndryshme dashurie, ndërsa në rastin tuaj ka qenë më interesante?

Helena Kadare: Duke më pyetur tani më erdhën në mendje fjalët e një shkrimtari, që ‘dashuria nuk është të parit e njëri-tjetrit në sy, por e të dyve bashkë në një drejtim’. Ndoshta është kjo. Nuk e përkufizoj dot me fjalë të përgjithshme. Asnjë arsye e marrë veç nuk qëndron. Janë shumë arsye bashkë. Por ajo që i mbledh është dashuria e përbashkët për letërsinë. Asnjë ditë e jona nuk është e ngjashme me ditët që kalojnë apo ato që do vijnë. Gjithmonë biem dakord me të përgjithshëm që ne të vazhdojmë të jetojmë bashkë.

Si ka vazhduar ky ritual, për çfarë i shkruan njeri – tjetrit tani?

Helena Kadare: Ajo letër ka qenë arsye sesi ne u njohëm. Unë dhe gjithë brezi im, klasa ime e adhuronim poezinë e Ismailit, atëherë kishte nxjerre një libër dhe ne i dinim përmendësh. Në atë kohë unë isha në gjimnaz dhe merreshim me letërsi. Një pjesë e tregimeve që shkuarja botohej në shtypin e ditës. Ismaili që ishte në Moskë në atë kohë dhe që kishte lexuar një tregim më bën një letër përgëzimi. Ky ishe një gëzim jo vetëm për mua por edhe për gjithë gjimnazin. Të gjithë e morën vesh që erdhi kjo letër, kjo ka qenë arsye që më pas vazhduan korrespondencën.

Ju më pyesni çfarë letra i shkruaj tani? Meqë ne tani jetojmë vazhdimisht bashkë, letrat janë ca pusulla në shpi, “do vonohem”, “do vij me vonë, ose më shpejt” “në çfarë orë është ai filmi që do shohim?”.

Etiketa: DashuriaElenaISMAIL KADARE

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Sherr me çekan e kaçavida në Fier

Sherr me çekan e kaçavida në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com