GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmohet me dron fabrika e armëve në Iran

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Sulmohet me dron fabrika e armëve në Iran
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Iran, aty ku dyshohet se është sulmuar me dron një fabrikë armësh në qytetin qendror të Isfahanit.

“Një shpërthim ka ndodhur në një objekt ushtarak në Isfahan, por fatmirësisht nuk ka viktima”, ka thënë Jan-Nesari, nënkryetar i sigurisë në Isfahan. Më vonë, agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një sulmi me dron. “Pati një sulm të pasuksesshëm kundër një kompleksi industrial të Ministrisë së Mbrojtjes. Sistemi i mbrojtjes ajrore arriti të shkatërronte dy dronë të tjerë. Për fat të mirë, ky sulm i pasuksesshëm nuk lëndoi askënd, por shkaktoi dëme të vogla në tarracën e ndërtesës, raportoi IRNA duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes të Iranit.

Për këtë rast, Reuters, teksa citoi një zyrtar amerikan, i cili nuk pranoi të identifikohej, thotë se pas sulmit me dronë dyshohet të ketë qenë Izraeli, edhe pse ky i fundit nuk ka pranuar të komentojë deri tani ngjarjen. Në anën tjetër, zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, mohoi kategorikisht që Amerika të kishte lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, e vlerësoi ngjarjen si një sulm frikacak që synon të krijojë pasiguri në Iran.

Kjo ngjarje vjen në një kohë tensionesh midis Iranit dhe Perëndimit mbi aktivitetin bërthamor të Teheranit dhe furnizimin e tij me armë, duke përfshirë edhe “dronë kamikazë” me rreze të gjatë, për luftën e Rusisë në Ukrainë, por edhe pas muajsh protestash të forta kundër qeverisë në vend.

Etiketa: Iransulm me dron

Lajme të lidhura

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve
Botë

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

08:17 - 04/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Para
Juventus në krizë, Allegri: Të sigurojmë pikët për mbijetesën

Juventus në krizë, Allegri: Të sigurojmë pikët për mbijetesën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës zhvillon sot seancë të jashtëzakonshme për ligjin mbi Gjykatën Speciale
Kosovë & Rajon

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës zhvillon sot seancë të jashtëzakonshme për ligjin mbi Gjykatën Speciale

07:44 - 05/10/26

Sot në orën 09:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur pas kërkesës së Grupit...

Lexo më shumë
E diela me mot të kthjellët, temperatura shkon deri në 29°C

Parashikimi i motit për sot, 5 Tetor 2026

07:37 - 05/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Tetor 2026

07:37 - 05/10/26
Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

22:41 - 04/10/26
Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

22:16 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com