GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mbi 50 të vdekur në dy aksidente në këtë shtet

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 50 të vdekur në dy aksidente në këtë shtet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën të dielën në dy aksidente të ndara në Pakistan.

Të paktën 41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë dhe mori flakë në jug-perëndim të Pakistanit. Ndërsa në veriperëndim të vendit, të paktën 10 fëmijë u mbytën në një aksident me varkë.

Të gjithë të vdekurit e gjetur deri më tani në liqe, afër kufirit me Afganistanin, janë të moshës nga shtatë deri në 14 vjeç. Zyrtari i policisë lokale, Mir Rauf, i tha AFP-së se përveç 10 fëmijëve që vdiqën, 11 të tjerë u shpëtuan, gjashtë nga ta janë në gjendje kritike. Ndërsa nëntë të tjerë besohet se janë të zhdukur.

“Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar”, tha Rauf. Varka po transportonte dhjetëra njerëz në një udhëtim ditor nga një medrese lokale kur ajo u përmbys.

Furqan Khan, zëvendëskomisioneri i Koratit, i tha Reuters se kishte pasur incidente në të kaluarën dhe policia kishte mbyllur liqenin për udhëtime rekreative.

Ndërsa përplasja e autobusit ndodhi pranë qytetit jugor Bela, në provincën Balochistan, tek po udhëtonte për në qytetin port të Karaçit. Në vendin e përplasjes së autobusit, një zyrtar lokal tha se trupat ishin “të paidentifikueshëm”.

Zyrtari lokal, Hamza Anjum, i tha agjencisë së lajmeve AFP se 40 trupa u gjetën së bashku me tre të plagosur, njëri prej të cilëve vdiq pak më vonë. Dy të mbijetuarit janë në gjendje “të rëndë”. Autobusi raportohet se goditi një shtyllë në një urë.

“Ne do të hetojmë shkaqet e aksidenti”, tha Anjum, dhe shtoi se testet e ADN-së do të përdoren për të përcaktuar identitetin e personave. /Rel/

Etiketa: ketembi 50 te vdekurSHTET

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para

Ermal Meta anulon turneun: Kam probleme personale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com