GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Sulmet në zemër janë më të shpeshta gjatë dimrit, ja arsyeja 

12:21 - 30/01/23
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmet në zemër janë më të shpeshta gjatë dimrit, ja arsyeja 
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janari mund të jetë një muaj i zymtë. Moti është i ftohtë, qiejt janë përgjithësisht ngjyrë gri, dhe ka një rritje të konsiderueshme të sulmeve në zemër. Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit janë më të prirur për të përjetuar sulm në zemër në janar dhe dhjetor  

Kjo dukuri nuk duket të jetë direkt e lidhur me motin. Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë arsyen pse më shumë njerëz vuajnë nga sulmet në zemër në këtë periudhë. 

Në fillim ekspert menduan se incidentet në rritje ishin për shkak të motit të ftohtë. Më pas, një studim i vitit 2004 i botuar në revistën “Circulation” synoi të zbulonte nëse vdekjet kardiake kishin lidhje me pushimet, dhe jo me rënien e temperaturave. 

Autorët e studimit shqyrtuan një bazë të dhënash të certifikatave të vdekjes gjatë viteve 1973-2001 të Qendrës Kombëtare për Statistikat Shëndetësore në SHBA (NCHS). Ata vunë në dukje se në cilën periudhë të vitit kishin ndodhur vdekjet dhe si kishte vdekur secili nga individët. 

Ata morën parasysh të gjitha llojet e vdekjeve, dhe jo vetëm vdekshmërinë e lidhur me problemet e zemrës. Më pas studiuesit kombinuan vdekjet kardiake për të gjitha vitet dhe krijuan një tabelë që tregonte frekuencën e ditëve të vitit kalendarik kur ndodhën këto ngjarje. 

Vdekjet si pasojë e sulmeve kardiake ishin më të ulëta në korrik, dhe më pas arritën kulmin ditën e Krishtlindjes. Pati një rënie të lehtë, dhe më pas një tjetër kulm më 1 janar. Shkalla e vdekjeve kardiake mbeti e lartë deri në janar, dhe më pas filloi të bjerë në pranverë dhe në fillim të verës. 

Në një artikull të vitit 2018 botuar më “BMJ”, shkencëtarët dyshuan se edhe Suedia përjeton një rritje të sulmeve në zemër gjatë pushimeve të dimrit. Rreziku ishte më i madh për personat mbi 75 vjeç, diabetikët, dhe ata që kishin një histori të sëmundjes së arterieve koronare. 

Pra shkencëtarët e kanë vërtetuar tashmë se ekziston një sezon sulmi në zemër i lidhur me dhjetorin dhe janarin. Por ata nuk janë të sigurt mbi arsyen pse ndodh kjo. Autorët e studimit të vitit 2004,shqyrtuan disa shpjegime të mundshme. 

Rënia e temperaturave gjatë muajve të dimrit është fajësuar prej kohësh për sulmet në zemër, sepse moti i ftohtë e rrit presionin e gjakut dhe i ngushton enët e gjakut. Por studimi zbuloi një rritje të sulmeve në zemër në Los Anxhelos, qytet që ka një dimër relativisht të butë, dhe një rënie të lehtë në shtetet e SHBA-së në kufi me Kanadanë, ku janë temperaturat e ulëta gjatë të dimrit. 

Në vend se të fajësonin motin, autorët e studimit sugjeruan se më shumë sulme në zemër mund të kenë ndodhur gjatë pushimeve, sepse njerëzit i injoronin simptomat dhe vononin trajtimin e tyre.
Studime të tjera kanë zbuluar se paraqitjet në repartin e urgjencës binin gjatë festave dhe rriteshin të nesërmen e tyre. 

Autorët supozuan se ndoshta njerëzit nuk duan të ndërpresin apo t’i prishin festën të tjerëve. Nëse një person ndjen një ndjesi si shpimi i gjilpëre në krahun e tij apo një dhimbje gjoksi të fortë, ai mund ta ngatërrojë atë me një dispepsi si pasojë e teprimit me ushqimet. 

Kështu, autorët arritën në përfundimin se “vonesat e shkaktuara nga pushimet” në kërkimin e trajtimit mjekësor mund të kenë pasoja fatale. 

Ja cili është sekreti që fëmijët të rriten të shëndetshëm 

Etiketa: dimerShendetzemer

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
FOTO/ Alibeaj dhe Majko festojnë me strukturat e PS

FOTO/ Alibeaj dhe Majko festojnë me strukturat e PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com