GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

23-vjeçarja gjermane vrau sozinë, shqiptari e ndihmoi (Detajet)

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
23-vjeçarja gjermane vrau sozinë, shqiptari e ndihmoi (Detajet)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas thuajse një viti, është zbardhur e plotë vrasja e çuditshme e një vajze të re në Gjermani. The Guardian shkruan se një 23 vjeçare gjermano-irakiane vrau një moshatare të saj e cila kishte një ngjashmëri të frikshme me të. Viktima u gjet gushtin e vitit 2021 brenda një makine dhe u identifikua fillimisht si Sharaban K. Por kjo nuk ishte e vërtetë.

Edhe pse anëtarë të familjes së saj e identifikuan trupin, një raport i autopsisë të nesërmen hodhi dyshimet se trupi nuk ishte i Sharaban. Pas disa ekspertizave mjeko-ligjore, u zbulua se viktima ishte një blogere algjeriane që banonte në Gjermaninë Jugore e quajtur Khadidja. Blogerja ishte me flokë të gjatë, të zeza e të drejta, një portret thuajse identik me atë të Sharaban.

Teksa ende nuk dihej një autor për krimin e rëndë, hetuesit nisën të monitoronin vajzën tjetër me origjinë nga Iraku. Në 19 Gusht 2022 SHaraban K u arrestua si e dyshuara kryesore për vrasjen bashkë me një 23-vjeçar nga Kosova të quajtur Sheqir K.

Khadidja (Viktima)

Sipas prokurores së Ingolstad Veronika Grieser, e reja vrau moshataren e saj sepse donte t’i bënte të gjithë të besonin se ajo kishte ndërruar jetë, kjo për shkak të disa mosmarrëveshjeve të saj familjare. Nga hetimet rezulton se Sharaban K kishte kontaktuar disa vajza që ngjanin me të në rrjetet sociale, një javë para vrasjes së tmerrshme. E vetmja që ra pre e kurthit ishte Khadidja e cila kishte pranuar ta takonte. Dyshohet se kosovari bashkë me Sheraban e morën 23-vjeçaren me makinë dhe e goditën me thikë disa herë brenda automjetit.

Sharaban K (Autorja e krimit)


“Arma e krimit nuk është gjetur, por provat janë të shumta
”, tha një zëdhënës i policisë, Andreas Aichele, për tabloidin Bild. “Viktima u vra me mbi 50 goditje të thikës, fytyra e shpërfytyruar plotësisht.” Prokurorët pretendojnë se dyshja më pas e vendosën në sediljen e pasme të Mercedes-it të tyre dhe u nisën për në Ingolstadt, duke parkuar makinën në një zonë të qetë banimi buzë Danubit, ku dhe prindërit e Sharaban zbuluan trupin pak para mesnatës më 16 Gusht 2022.

Etiketa: GjermaniShqiptarisozinë

Lajme të lidhura

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut
Aktualitet

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26
25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
Para
“Ngritën në këmbë” policinë italiane, e pëson grupi i shqiptarëve

Vdes shqiptari në Itali, bashkia: Do varroset në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…
Aktualitet

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

14:20 - 12/09/26

Gazeta e njohur britanike ‘Observer’ ka publikuar një reportazh për protestat në Shqipëri që prej më shumë se tre muajsh...

Lexo më shumë
Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

14:07 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit

‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit

13:39 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com