GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zgjedhjet në Turqi, opozita premton kthimin e demokracisë

14:46 - 31/01/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Turqi, opozita premton kthimin e demokracisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas gati 20 vjetësh me Rexhep Taip Erdoganin në pushtet, opozita në Turqi i ka vënë qëllim vetes, që pas zgjedhejve të ardhshme të kthejë demokracinë në vend, në rast se do të fitojë. Një aleancë prej gjashtë partishë opozitare të spektrit nga e majta deri tek e e djathta prezantoi në Ankara një program të përbashkët elektoral. Në Turqi zgjedhjet presidenciale janë planifikuar të zhvillohen më 14 maj.

Ndër gjashtë partitë e kësaj aleance ndër të tjera bëjnë pjesë partia më e madhe në opozitë, socialdemokratja CHP dhe ajo nacional-konservatore Partia Iyi. Vëzhguesit parashikojnë, që kandidati i përbashkët për president do të jetë nga radhët e partisë socialdemokrate CHP. Ndër tre kandidatë më 13 shkurt shkurt do të vendoset, se cili prej tyre do të jetë kandidati i përbashkët i opozitës për t’u përballur në zgjedhje me Erdoganin. Si kandidati me më shumë shanse konsiderohet kryetari i CHP Kemal Kilicdaroglu. Ndonëse shanse të mira deri vonë për një garë të tillë janë parashikuar edhe për kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu. Ndërkohë që partia pro-kurde HDP, forca e tretë në parlament, nuk është pjesë e aleancës elektorale të opozitës.

Më shumë ndarje pushtetesh

Aleanca opozitare synon një ndarje më strikte të pushteteve duke forcuar parlamentin dhe pavarësinë e drejtësisë. Kryeministri duhet të zgjidhet nga parlamenti. Mandati i presidentit duhet të kufizohet në shtatë vjet, e po ashtu ai nuk duhet t’i përkasë më asnjë partie.

Presidenti aktual i Turqisë Erdogan, i cili është edhe kryetar i partisë islamiste-konservatore AKP në pushtet, ka qenë kryeministër nga viti 2003 deri më 2014, përpara se të zgjidhej dy herë president. Përmes një ndryshimi në kushtetutë ai e ka zgjatur dukshëm mandatin e presidentit. Opozita në të ardhmen do të aplikojë shumicën e dy të tretave në parlament për ndryshimet kushtetutese.

Opozita do t’i kufizojë kompetencat e presidentit si dhe do të heqë dekretet presidenciale, përmes të cilave Erdogan ka shkarkuar nëpunës të lartë shtetërorë si shefin e Bankës Qendrore. Edhe mundësia e vetos së presidentit ndaj ligjeve synohet të kufizohet. Procedurat për ndalimin e partive politike duhet t’i kalojnë parlamentit. Synohet gjithashtu edhe forcimi i lirisë së shtypit.

Kufizimi i inflacionit

Aleanca opozitare deklaroi gjithashtu, që do të luftojë inflacionin, i cili aktualisht është 60 përqind. Sa i përket politikës së jashtme kjo aleancë shprehet për antarësimin në BE duke theksuar edhe rolin e Turqisë si anëtare në NATO si dhe është për vazhdimin e dialogut me Rusinë./ DW

Etiketa: demokraciOpozitaTurqi

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Italia: Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

Italia: Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com