GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Azma luftohet edhe në tavolinë, ushqimet që duhet të konsumoni

17:41 - 22/02/23
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Azma luftohet edhe në tavolinë, ushqimet që duhet të konsumoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Azma është një sëmundje inflamatore e cila prek rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë.

Ajo karkaterizohet nga simptoma të ndryshme dhe të përsëritura, të cilat bllokojnë qarkullimin e lirshëm të ajrit në mushkëri.

Sëmundja e azmës është një bashkim i kushteve mjedisore, kryesisht gjatë rritjes së një personi dhe atyre gjenetike, të trashëguara.

Simptomat përfshijnë dhimbje në gjoks, kollitje, spazma të stomakut.

Faktorët mjedisorë dhe alergjitë luajnë një rol kyç në përkeqësim apo mbajtjen nën kontroll të kësaj sëmundjeje.

Rreth 20% e njerëzve në botë vuajnë nga kjo sëmundje. Ndërsa sipas të dhënave të fundit për Shqipërinë rreth 3% e popullsisë vuan nga lloje të ndryshme të azmës.

Mjekët thonë se azma mund të mbahet nën kontroll nëse përmirësohet cilësia e jetesës.

Duke u fokusuar në një ushqyerje të shëndetshme dhe aktivitet fizik.

Një studim i Universitetit të Parisit ku morën pjesë 34 mijë persona me simptoma të azmës, tregoi se përgjatë një viti personat që ishin ushqyer me një dietë bazë frutash dhe perimesh rezultuan të kishin më pak shqetësime nga sëmundja.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët rekomandojnë frutat, perimet dhe drithërat.

Ndërsa këshillojnë të bëhet kujdes me produktet e mishit dhe me ushqimet e përpunuara me sasi të madhe kripe e sheqeri.

Një dietë e pasur mesdhetare me bazë perimet është çelsi i bashkëjetesës me azmën, pa pasur nevojën e përdorimit të shumtë të antibiotikëve.

Po ashtu vitamina dhe antioksidantë të cilat gjenden me shumicë në ushqime si: mollët e kuqe, boronicat, kumbullat apo qershitë.

Më poshtë AgroWeb.org ju rekomandon disa nga ushqimet që duhet të konsumoni.

Arrat dhe farat

Përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës E që përbëhet nga tokoferoli, një suplement që ndihmon në zbutjen e kollës së azmës.

Kjo vlen për personat që nuk vuajnë nga alergjitë nga arrorët.

Peshk

Peshku përmban sasi të mëdha të omega 3 që gjendet me shumice tek sardelet, salmoni apo peshku ton.

Omega 3 ndihmon në reduktimin e antitrupa të cilat shkaktojnë kollën e azmës.

Domatet

Domatja përmban liktopene, një suplement që ju ndihmon të merni frymë më mirë.

Fibra

Dieta me fibra është një mënyrë e mirë për të ndihmuar funksionimin e mushkërive.

Një kupë thjerrëza përmban 15.6 gr fibra.

Ushqime të tjera të pasura me fibra janë molla, qepa, brokoli e bollguri.

Bishtajoret

Fasulet dhe lloje të tjera bishtajoresh përmbajnë probiotikë që ndihmon në luftën kundër bakterieve.

Spinaq

Gjethet e spinaqit janë të pasura me vitamina dhe minerale.

Në veçanti me vitaminën B e cila ndihmon në reduktimin e sëmundjeve të azmës.

Shegët

Shegët ofrojnë një dozë të madhe antioksidantësh që ndihmojnë të shërimin e inflamacionit të mushkërive.

Etiketa: Azma

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Specialja kontroll në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit

Specialja kontroll në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com