GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

SPAK sekuestron celularin e “krahut të djathtë” të Taulant Ballës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehen në SPAK aktet për ish-oficerin, ja arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë, oficerët e Policisë Gjyqësore, me urdhër të SPAK-ut, ndaluan në rrugë dhe i sekuestruan telefonin krahut të djathtë të Taulant Ballës. Në të njëjtën ditë, SPAK sekuestroi edhe telefonin e drejtorit të Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, Endri Mullai. Të dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Eraldo Xhani

Eraldo Xhani, këshilltari historik i Taulant Ballës dhe Endri Mullai, njeri i afërt i Blendi Çuçit, janë nën hetim për korrupsion në tenderat publikë. Por backgroundi i aferës për të cilin po hetohen është edhe më i rëndë se thjesht korrupsion. Prokurorët e SPAK dyshojnë se njeriu i Taulant Ballës dhe nëpunësi i Bledi Çuçit kanë bashkëpunuar për të favorizuar në tendera kompaninë e një personi të njohur të botës së krimit në Elbasan. Bëhet fjalë për disa tendera ushqimesh për Drejtorinë e Burgjeve, të cilat zhvillohen nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Njëri prej tyre ka qenë ai i blerjes së mishit për të burgosurit, me vlerë 2.4 milionë dollarë.

Kompania

Kompania në fjalë aktualisht është e sekuestruar me urdhër gjykate, pas hetimeve të SPAK-ut. Por prokurorët kanë dyshime të forta se ajo ka qenë e lidhur me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Nuk dihet ende se çfarë është gjendur në telefonat e sekuestruar të Xhanit dhe Mullait. A ka pasur në to porosi shefash për të orientuar tenderat në kompaninë e lidhur me një prej bandave më famëkeqe të Elbasanit? Por ajo që dihet me siguri është se me ardhjen e Rilindjes ne pushtet, përfshirja e krimit të organizuar në tenderat publikë është rritur në mënyrë eksponenciale.

Vetë Balla është një nga zyrtarët më të akuzuar nga opozita për lidhje me krimin e organizuar. Pak muaj më parë, në publik shpërtheu lajmi se telefoni i tij ishte vënë nën përgjim nga prokuroria për shkak të komunikimeve me bandat e Elbasanit. Por edhe pse telefoni u përgjua për mbi 50 euro, materialet u shkatërruan me urdhër gjykate, nën argumentin se zoti Balla ishte vënë gabimisht në përgjim.

Hetimet e SPAK vazhdojnë. A do te ndalen ato vetëm te telefonat e sekuestruar të dy nëpunësve të thjeshtë, apo do të shkojnë më lart deri te shefat e tyre? Kjo mbetet për t’u parë. Por ky hetim është një tjetër rast, që dëshmon se fija që ndan pushtetin me krimin sot është Shqipëri është shumë e hollë./MCNTV

Etiketa: celulariKryesore1sekuestronSpak

Lajme të lidhura

Ujësjellësi i Elbasanit gjobit familjen që jeton me 50 euro asistencë mujore, i ndërpret ujin
Aktualitet

Ujësjellësi i Elbasanit gjobit familjen që jeton me 50 euro asistencë mujore, i ndërpret ujin

11:11 - 07/08/26
Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra
Breaking Views

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

21:07 - 06/08/26
Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!
Breaking Views

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26
Para
Berisha: Mision largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet!

Berisha: Non grata, lobim korruptiv i Edi Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Heqje e përjetshme e patentës për shoferët e dehur përsëritës
Aktualitet

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Heqje e përjetshme e patentës për shoferët e dehur përsëritës

13:22 - 07/08/26

Nga sot hyjnë në fuqi disa ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë masa më të ashpra për...

Lexo më shumë
Humbën jetën në aksidentin tragjik nënë e bir nga Shqipëria! Ishin nisur për në punë, por fati i kishte rezervuar udhëtimin e fundit

Humbën jetën në aksidentin tragjik nënë e bir nga Shqipëria! Ishin nisur për në punë, por fati i kishte rezervuar udhëtimin e fundit

13:16 - 07/08/26
SafeJournalists kundër rregullores së re të GJKKO-së: Rrezikon të kufizojë lirinë e medias

SafeJournalists kundër rregullores së re të GJKKO-së: Rrezikon të kufizojë lirinë e medias

12:45 - 07/08/26
Shqipëria ndër vendet e fundit në Europë për kërkimin shkencor

Shqipëria ndër vendet e fundit në Europë për kërkimin shkencor

12:18 - 07/08/26
Përjashtimi nga TVSH-ja për armët, Tabaku: Skemë privilegjesh e krijuar për KAYO-n

Përjashtimi nga TVSH-ja për armët, Tabaku: Skemë privilegjesh e krijuar për KAYO-n

12:14 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com