GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Arkeologët zbulojnë tavernën 5000-vjeçare

në Botë, Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Arkeologët zbulojnë tavernën 5000-vjeçare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të ngrënit jashtë mesa duket ka qenë po aq popullor 5000 vjet më parë sa është edhe sot. Arkeologët në Irak kanë zbuluar së fundmi një tavernë të lashtë që daton që nga viti 2700 Para Erës Sonë.

Studiuesit që punonin në qytetin antik të Lagashit zbuluan se taverna, e fshehur vetëm 48.26 centimetra nën sipërfaqe, ishte e ndarë në një zonë ngrënieje në ajër të hapur dhe një dhomë me stola, një furrë, mbetje ushqimore të lashta dhe madje edhe një frigorifer 5000-vjeçar.

“Gërmuesit fillimisht e gjetën veten në hapësirën e oborrit të hapur, një zonë që ishte e vështirë për t’u gërmuar, duke qenë “e hapur dhe e ekspozuar ndaj kushteve të jashtë,” tha për CNN Reed Goodman, një arkeolog nga Universiteti i Pensilvanisë.

Pas kthimit në oborrin “misterioz” disa muaj më vonë, në vjeshtën e vitit 2022, drejtoresha terrenit Sara Pizzimenti, nga Universiteti i Pizës, zgjeroi hendekun.

Ekipi më pas zbuloi furrën me përmasa industriale, një “frigorifer” të lashtë që thith lagështinë për të mbajtur ushqimin të freskët dhe dhjetëra enë konike, shumë prej të cilave përmbajnë mbetje peshku. Kështu u zbulua edhe se ajo pjesë e tokës kishte shërbyer si një zonë ngrënieje në natyrë.

Lagash, tani qyteti i al-Hiba, ishte një nga qytetet më të vjetra dhe më të mëdha në Mesopotaminë jugore, i pushtuar nga mijëvjeçari i pestë deri në mesin e mijëvjeçarit të dytë Para Krishtit.

Që atëherë, qyteti është bërë një vend i rëndësishëm arkeologjik, teksa gërmimet që kanë rifilluar së fundmi në vitin 2019 si pjesë e një projekti të përbashkët midis Muzeut Penn, Universitetit të Kembrixhit dhe Bordit Shtetëror të Antikiteteve dhe Trashëgimisë në Bagdad. Tashmë po përdoren teknika të reja si fotografia me dron dhe analiza gjenetike.

Etiketa: arkeologet

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Turqia duhet të përgatitet për një të ardhme post-Erdogan

Erdogan: Greqia sfidon avionët tanë, do përgjigjemi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com