GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shifra të çmendura, Premier League bën ‘pluhur’ rivalët

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shifra të çmendura, Premier League bën ‘pluhur’ rivalët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Premier League ka thyer çdo rekord shpenzimesh në merkaton e dimrit që sapo u mbyll, duke lënë pas të gjitha kampionatet kryesorë të Europës. Transferimi i Enzo Fernandez i mbyllur në momentet e fundit nga Chelsea, që i pagoi 121 milionë euro Benfikës, e çon shumën totale të investuar nga klubet e kampionatit të elitës të futbollit anglez në 815 milionë paund, 922 milionë euro,  nga të cilat 275 milionë janë shpenzuar vetëm në ditën e fundit të merkatos.

Shpenzimet

Ndërkohë, shuma e shpenzuar nga klubet angleze për merkaton kompleksive të sezonit 2022-2023, pra duke marrë parasysh edhe atë të verës së kaluar është 3.17 miliardë euro. Për të kuptuar diferencën e jashtëzakonshme me pjesën tjetër të Europës mjafton të përmendësh se në merkaton e dimrit vetëm Chelsea me rreth 326 milionë euro të shpenzuara, ka hedhur më shumë para se të gjitha klubet e të katër kampionateve të tjera kryesore, Bundesliga, La Liga, Serie A dhe Ligue 1.

Sipas shifrave të publikuara nga BBC që i ka marrë nga Deloitte, shuma e investuar vetëm në ditën e fundit të merkatos, 31 janar ishte superiore me 83% në krahasim me rekordin e mëparshëm të merkatos dimëore, që ishte 150 milionë paund të shpenzuara në 2018, ndërsa shuma totale e merkatos dimëore ishte thuajsi dyfishi i asaj të dimrit të 2018.

Veç të tjerash totali i shpenzimeve të klubeve të Premier League këtë dimër, përbën 79% të totalit të 5 kampionateve kryesorë të Europës. Superliga që askush se do praktikisht egziston dhe quhet Premier League, kampionati ku edhe skuadrat e nivelit të ulët, mund t’i lejojnë vetes shpenzime që klube të mëdha në Itali mund vetëm t’i ëndërrojnë.

Mbretëresha e merkatos është padyshim Chelsea. Enzo Fernandez u bë blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League, duke kaluar rekordin e mëparshëm të vendosur nga Manchester City me Jack Grealish për 115 milionë euro. Argjentinasi është goditja e 6-të më e shtrenjtë e merkatos në gjithë historinë pas Neymar, Mbappe, Dembele, Coutinho dhe Joao Felix.

Etiketa: cmednuriPremier Leagueshifra

Lajme të lidhura

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror
Sport

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26
Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët
Sport

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Para
Flori në Librazhd: Kompania merr lejen për kërkim-zbulim ari

Flori në Librazhd: Kompania merr lejen për kërkim-zbulim ari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda
Aktualitet

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

17:20 - 02/08/26

Një tërmet është ndjerë pasditen e sotme në zonën e Elbasanit. Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti ka pasur magnitudë 3.5...

Lexo më shumë
Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

15:36 - 02/08/26
Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

15:20 - 02/08/26
Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

15:05 - 02/08/26
Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

14:24 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com