GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ndryshimet, ja sa bëhet paga e zyrtarëve më të lartë në Kosovë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimet, ja sa bëhet paga e zyrtarëve më të lartë në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koeficienti i ri i pagave ka shkaktuar ndryshime të mëdha në disa sektorë publik.

Ulja më drastike është ajo e pagës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese që nga 4 mijë e 26 euro, me ligjin e ri do të marrë 1 mijë e 837 euro. Ndërsa, rritje të pagave parashihet për kryeministrin, sistemin e arsimit, shëndetësinë, Policinë dhe FSK-në.

Koeficenti i pagave

Koeficienti i pagave në sektorin publik në disa kategori ka sjell gëzim, e në shumë të tjera është pritur me dëshpërim. Paga e re mund ta ketë lumturuar kryeministrin Albin Kurti, që do të ketë një rritje prej 408 eurove. Ndryshe nga i pari i qeverisë, ulje të pagës kanë pësuar Presidentja dhe kryeparlamentari.

Presidentja Vjosa Osmani nga 2743 euro, me ligjin e ri do të marrë 1722 euro, kurse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nga 2040 euro do të marrë 1785 euro. Megjithatë, Presidentja dhe Kryetari i Kuvendit, nuk janë pozitat të cilat pësuan uljen më të madhe të pagave. Një ndryshim të jashtëzakonshëm ka pësuar paga e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, e cila është zvogëluar për mbi 2 mijë euro.

Uljet

Nga 4 mijë e 26 euro, paga në këtë pozitë është ulur në 1837.5 euro. Ulje të ndjeshme të pagave pësuan edhe hallkat e tjera të sistemit gjyqësor. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor nga 3 mijë e 98 euro, do të marrë 1 mijë e 731 euro, kurse një gjyqtar në Gjykatën Themelore nga 1 mijë e 911 euro, do të marrë 1 mijë e 260 euro. E një prokuror, nga 2 mijë e 441 euro, pritet të paguhet nga 1260 euro deri në 1344 euro.

Me këtë koeficient shumë  punëtorë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) do t’i marrin rrogat për 300 euro më pak se sa i kanë aktualisht. Nga ky vendim janë dëmtuar drejtorët e divizioneve, drejtorë e drejtorive të ATK-së dhe disa të tjerë. Pavarësisht rritjes së pagave disa sektorë janë shprehur të zhgënjyer.

Përfaqësues të sektorit të shëndetësisë kanë paralajmëruar mundësinë e shprehjes së revoltës.

E zhgënjyer me vlerën e koeficientit u shpreh edhe Sindikata e Policisë së Kosovës. Nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kosovës (SBASHK) thanë se paga që del me vlerën e re të koeficientit, nuk i plotëson as pritjet, as nevojat e punonjësve të arsimit, por nuk do të ankohen./Telegrafi

Etiketa: Kosovandryshimetpaga

Lajme të lidhura

Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën
Aktualitet

Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën

16:24 - 07/10/26
Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur
Kosovë & Rajon

Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur

14:31 - 07/10/26
Kosova e kthen në traditë zgjedhjen e grave si Presidente! Justina Shiroka-Pula emri që i dha fund ngërçit politik
Kosovë & Rajon

Kosova e kthen në traditë zgjedhjen e grave si Presidente! Justina Shiroka-Pula emri që i dha fund ngërçit politik

09:52 - 07/10/26
Para
LAJM I FUNDIT/ Arrestohet gjyqtarja e Elbasanit, në pranga dhe 2 avokatë (Emrat)

Dështon seanca për inceneratorin e Elbasanit, zbulohet arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën
Breaking Views

Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

22:38 - 07/10/26

Një incident ka ndodhur gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, për platformën mediatike “Channel...

Lexo më shumë
(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

22:26 - 07/10/26
Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

21:50 - 07/10/26
Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata

Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata

21:34 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com