GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndeshja me Andorën, Hysaj paralajmëron ekipin: Kujtoni të shkuarën!

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Hysaj tregon gabimet e ndeshjes me Anglinë: U frikësuam prej tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prag të ndeshjes së Kombëtares me Andorën kapiteni i ‘Kuqezinjve’, Elseid Hysaj ka dalë në konferencë për mediat përkrah trajnerit Edoardo Reja.

Mbrojtësi u shpreh se është e vështirë që kombëtarja të vijë me moral të lartë në këtë sfidë pas asaj humbjeje të thellë ndaj Anglisë.

“Është një humbje e thellë dhe na ka ulur pak motivimin, por këto ditë kemi qëndruar të bashkuar, është një humbje që duhet harruar, kemi dhe një ndeshje tjetër dhe do të kërkojmë maksimumin për t’i mbyllur në mënyrën më të mirë këto eliminatore”.-tha ai.

Më tej Hysaj shtoi se shkalla e vështirësisë përballë një ekipi si Anglia ishte maksimale.

“Ishte një humbje vërtetë e rëndë por nuk duhet të harrojmë që luajtëm ndaj Anglisë, një kundërshtari që ka në përbërje lojtarë të kalibrit të lartë botëror, gjithsesi kjo humbje do të na shërbejë si një mësim për t’u ringritur”.-u shpreh lojtari.

https://youtu.be/g2QlejdNtLo

Ndërsa më tej kapiteni i ‘Kuqezinjve’ paralajmëroi shokët e skuadrës të mos e marrin lehtë Andorën, pasi duke rikujtuar të shkuarën ka theksuar se është një ekip që u ka shkaktuar probleme.

“Historia na thotë që Andorra është një ekip që bezdis të gjitha skuadrat dhe nuk është e lehtë të përballesh. Por ne gjatë këtyre viteve jemi rritur, jemi përmirësuar, jemi një skuadër më e fortë se më parë. E dimë që Andorra është një ekip i rrezikshëm, por ne do të hymë në fushë për të fituar. Vendi i 3-të është një pozicion i mirë për ne, e kemi vendosur disi në rrezik por gjithsesi besojmë që do ta mbyllim grupin me 18 pikë. E kemi vlerësuar maksimalisht Andorrën dhe do të kërkojmë 3 pikët në këtë sfidë”-tha ndër të tjera Elseid Hysaj.

Ritheksojmë se Kombëtarja do të ndeshet këtë të hënë në orën 20:45 në ‘Air Albania’ me Andorën, në takimin e fundit të kualifikueseve të Botërorit ‘Katar 2022’, tashmë me zero mundësi për të vazhduar më tej këtë ëndërr./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: hysajkombetarjaparalajmerim

Lajme të lidhura

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit
Breaking Views

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun
Sport

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Para
Video, digjet makina në qendër të Lazaratit

Video, digjet makina në qendër të Lazaratit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku...

Lexo më shumë
Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com