GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qerim Ismailaj dënohet 6 muaj burg, por…

13:59 - 02/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Qerim Ismailaj dënohet 6 muaj burg, por…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO ka shpallur vendim ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Ismailaj është dënuar me 6 muaj burg, por përfiton ulje duke u dënuar përfundimisht me 40 orë punë publike.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me:

GJYQTARE – Irena GJOKA

Asistuar nga sekretare gjyqësore Bora TOTOLAKU, sot, në Tiranë, më datë 02.02.2023, në seancë gjyqësore, mori në shqyrtim çështjen penale nr.35/112 Regjistri, datë 05.10.2022 regjistrimi, me:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e

përfaqësuar nga prokurori Adnan Xholi.

I PANDEHUR: Qerim Ismailaj, i biri i Ismail-it dhe i Yllnore-s, i datëlindjes 17.05.1974,

lindur në fshatin Çorush, Mallakastër dhe banues në fshatin Anëbreg,

Nr.076, H.0. Ap.00, Kutë, Mallakstër, me gjëndje civile i martuar, me

gjëndje gjyqësore i padënuar, me arsim të lartë, me shtetësi shqiptare,

mbrojtur në gjykim nga ana e av.Andi Skënderi, antëtar i Dhomës Vendore

të Avokatisë Tiranë.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i

formularëve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal.

Gjykata, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pasi dëgjoi palët në konkluzionet përfundimtare dhe vlerësoi çështjen në tërësi, bazuar në nenet 112 pika 1 dhe 2, 379 pika 1, 384, 390 pika 1, 393 pika 2, 406/1, 415 pika 1 dhe 422 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale

VENDOSI:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Qerim Ismailaj për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Qerim Ismailaj me 4 (katër) muaj burgim.

  1. Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Qerim Ismailaj dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 40 (dyzet) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.
  2. Kundër vendimit, lejohet ankim nga palët, brenda 15 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, sot me datë 02.02.2023

Etiketa: denimIsmailajkonvertimKryesore1

Lajme të lidhura

Goditi me shkop berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi
Aktualitet

Goditi me shkop berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi

19:37 - 09/02/26
Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT
Aktualitet

Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT

17:30 - 09/02/26
Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri
Aktualitet

Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

17:09 - 09/02/26
Para
BE do të trajnojë 15 mijë ushtarë ukrainas

BE do të trajnojë 15 mijë ushtarë ukrainas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla
Breaking Views

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:38 - 09/02/26

Është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla. Ky i fundit u vetëdorëzua para autoriteteve vetëm pak...

Lexo më shumë
“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

22:31 - 09/02/26
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

22:12 - 09/02/26
Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai

Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai

22:02 - 09/02/26
“I qëndrojmë shumë fortë…” Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk lejojmë të pezullohet një ministër

“I qëndrojmë shumë fortë…” Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk lejojmë të pezullohet një ministër

21:49 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com