GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Haga ul dënimet për ish-komandantët e UÇK-së

15:26 - 02/02/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Haga ul dënimet për ish-komandantët e UÇK-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka ulur me tre muaj dënimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, nga katër vjet e gjysmë në katër vjet e tre muaj.

Kryetarja e trupit gjykues të Apelit tha se ndaj Gucatit e Haradinajt mbetet në fuqi edhe dënimi me gjobë prej nga 100 euro. Gucati e Haradinaj në shkallën e parë më 18 maj 2022, u shpallën fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gucati dhe Haradinaj ngarkoheshin se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara.

Etiketa: hagaul

Lajme të lidhura

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Para
Goditje ndaj korrupsionit? Bastiset shtëpia e miliarderit ukrainas

Goditje ndaj korrupsionit? Bastiset shtëpia e miliarderit ukrainas

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

I cilësoi njollë turpi, reagon Këlliçi: Ramës i duhen prokurorë e gjykatës si Irena Gjoka

13:30 - 02/02/26

Deputeti I partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar gjatë ditës së sotme pas deklaratave shantazhuese të Ramës për rrogat e...

Lexo më shumë
“Shkojmë bashkë në burg”, Korreshi shkëmben  batuta me Zegjine Çaushin: Ik, por kam një këshillë…

“Shkojmë bashkë në burg”, Korreshi shkëmben batuta me Zegjine Çaushin: Ik, por kam një këshillë…

13:19 - 02/02/26
Erion Veliaj del nga qelia, do të paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

13:04 - 02/02/26
Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn

E bujshme/ Klubi i Cristiano Ronaldos kërkon transferimin e Mario Mitajt, ekipi mer vendimin

12:52 - 02/02/26
Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë

Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë

12:26 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com