GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Goditje ndaj korrupsionit? Bastiset shtëpia e miliarderit ukrainas

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditje ndaj korrupsionit? Bastiset shtëpia e miliarderit ukrainas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet ukrainase bastisën të mërkurën shtëpinë e miliarderit me ndikim Ihor Kolomoiskiy. Një aleat i Presidentit Volodymyr Zelenskyy e cilësoi veprimin si një goditje gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit gjatë kohës së luftës, që do ta ndryshojë vendin.

Policia

Policia bëri kontrolle të tjera në zyrën e taksave dhe shtëpinë e një ish-ministri të brendshëm me ndikim, dy ditë përpara se Kievi të zhvillojë një takim të nivelit të lartë me Bashkimin Evropian, në të cilin dëshiron të tregojë se po e godet korrupsion.

Ukraina e sheh takimin e së premtes si mjaft të rëndësishëm lidhur me shpresat e saj për t’u anëtarësuar në BE, një qëllim që është bërë më urgjent pas agresionit të Rusisë. Dorëheqjet ose shkarkimet e 12 zyrtarëve ukrainës javën e kaluar shënuan një ndryshim politik në vend.

Zyrtaret e sigurise

Zyrtarët e sigurisë kontrolluan shtëpinë e biznesmenit Ihor Kolomoiskiy, një nga njerëzit më të pasur të Ukrainës dhe dikur aleat i Presidentit Zelenskyy, në atë që disa media thanë se kishte lidhje për krime të mundshme financiare.

Biznesmeni Kolomoiskiy nuk mund të kontaktohej menjëherë për koment. Më parë ai ka mohuar çdo keqbërje. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) tha më vonë se kishte zbuluar një skemë për përvetësim të më shumë se 1 miliard dollarëve në prodhuesin e naftës Ukrnafta dhe kompaninë e përpunimit të naftës Ukrtatnafta, më parë të zotëruara pjesërisht nga zoti Kolomoiskiy.

David Arakhamia, një anëtar i lartë i partisë në pushtet “Shërbëtori i Popullit”, e konfirmoi kontrollin e shtëpisë së zotit Kolomoiskiy, si dhe bastisjet e veçanta të kryera në zyrën e taksave dhe në shtëpinë e zotit Arsen Avakov, një ish-ministër i brendshëm.

Zoti Arakhamia tha se do të shkarkoheshin të gjithë drejtuesit e lartë të Sherbimit Doganor dhe se zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes ishin njoftuar se ndaj tyre kishte akuza. Ai nuk dha detaje të tjera. “Vendi do të ndryshojë gjatë luftës. Nëse dikush nuk është i gatshëm për ndryshim, atëherë vetë shteti do të vijë dhe do t’i ndihmojë ata të ndryshojnë”, shkroi zoti Arakhamia në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Korrupsioni

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha më vonë përmes një deklarate se “Korrupsioni në kohë lufte është plaçkitje” dhe se katër zyrtarë të lartë aktualë ose të mëparshëm janë njoftuar se ndaj tyre ka dyshime, po ashtu edhe drejtuesit e lartë të kompanisë Ukrtatnafta.

Kreu i Byrosë Shtetërore të Hetimit tha se aksioni i organeve të rendit ishte vetëm fillimi. Beteja e gjatë e Ukrainës kundër korrupsionit ka marrë një rëndësi jetike, pasi agresioni i Rusisë e ka detyruar Kievin të varet kryesisht nga mbështetja perëndimore dhe se ai vend duhet të kryejë reforma për t’u bashkuar në bllokun e BE-së prej 27 vendesh. /Voa/

Etiketa: korrupsioniukraina

Lajme të lidhura

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy bashkëatdhetarët
Aktualitet

Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy bashkëatdhetarët

15:09 - 29/07/26
Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve
Botë

Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve

14:47 - 29/07/26
Para
Ishin në kërkim për 246 kg kanabis, arrestohen 2 vëllezërit në Shkodër

Arrestohet 47-vjeçari në Shkodër, u kap me armë zjarri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26

Nga bulevardi i protestës mbrëmjen e sotme, në ditën e 62-të të rezistencës qytetare, nuk munguan as thirrjet, parullat dhe...

Lexo më shumë
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com