GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Bomba’ e Metës: Si Rama ka gjobitur biznesmenët me “non grata-t”

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kongresi i PS, Meta: E vërteta do të shkërmoqë kotecin e gënjeshtrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se Edi Rama çdo gjë të zezë në Shqipëri e ka bërë në emër të amerikanëve të tij.

I ftuar në “Frontline” në News24, Meta foli për çështjen “McGonigal” dhe lidhjen e ish-zyrtarit të FBI me kryeministrin Edi Rama.

Meta theksoi se pas 225 mijë dollarëve janë shumë të tjerë nga pas dhe se janë shumë biznesmenë që janë gjobitur nga banda e Edi Ramës.

“Ajo që është thelbësore për të gjithë qytetarët shqiptarë është që kanë kuptuar se ai që çdo gjë të zezë të këtij vendi, këtij, populli, këtij shteti, kësaj shoqërie, kësaj demokracie ia ka bërë në emër të amerikanëve të tij, të gjithë e kuptuan se ai e ka bërë gjithçka përmes korruptimit të amerikanëve të tij. Edhe kapjen e shtetit, edhe vjedhjen e zgjedhjeve, dhe zgjedhjet e paligjshme pa opozitën.

Çdo gjë të zezë që bënte në Shqipëri e bënte në emër të amerikanëve dhe të europianëve. Tani jemi në këtë situatë që të gjithë e dinë që ai është përmendur 14 herë dhe kemi të bëjmë vetëm me fillimin e procesit. Ai nuk fliste në anglisht kundër opozitës, paguante në dollarë kundër opozitës. Pas 225 mijë dollarë janë shumë të tjerë nga pas”, tha Meta.

Gjobat

“Janë shumë biznesmenë që janë gjobitur nga banda e Edi Ramës. U vinin gjoba biznesmenëve. Non grata u shndërrua nga Edi Rama dhe banda e Ramës në biznesin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri pas trafikut të drogës”, theksoi kreu i Partisë së Lirisë duke folur më tej për këtë akuzë.

“Pronarë mediash, biznesmenë të mëdhenj dhe persona të tjerë që merreshin me aktivitete fitimprurëse, ky bënte listën ua jepte njerëzve të vet, këta komunikonin me njerëzit atje dhe ata ndërronin logot. Pra, në vend të Deripaskës dilte i sanksionuar emri i shqiptarëve, këta i takonin më pas e u tregonin duhet të heqësh emrin hajde se kemi një mik dhe e dimë të gjithë se sa takime janë kryer. Besoj se këta persona do të flasin sepse kjo histori është hapur e nuk do të mbyllet më. Lista besoj do jetë më e gjatë”, deklaroi Meta.

Emri juaj është lakuar në takime?

Meta: Ka qenë i pari në takimet e Ramës me çdo ndërkombëtar sepse ka pasur synim si të korruptojë ndërkombëtarët për të krijuar idenë se shiko ky e ka me amerikanët.

Loboi për t’ju shpallur non grata?

Meta: E padiskutueshme. Kjo është një histori njerëzish të korruptuar.

Etiketa: Edi RamaIlir Meta

Lajme të lidhura

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës
Aktualitet

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

09:14 - 11/10/26
Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma
Aktualitet

Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma

07:31 - 11/10/26
Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

22:20 - 10/10/26
Para
Koha për vendime, ja ç’thotë horoskopi për 12 shenjat

Shenjat që e shprehin dashurinë për partnerin duke gatuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës
Aktualitet

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

09:14 - 11/10/26

Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacion në lidhje me atentatin me shpërthim mbrëmjen e kaluar në qytet, ku viktimë mbeti...

Lexo më shumë
Sot do të jetë ditë vjeshte me shtrëngata, breshër dhe mjegull të dendur

Sot do të jetë ditë vjeshte me shtrëngata, breshër dhe mjegull të dendur

08:15 - 11/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel

07:50 - 11/10/26
Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma

Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma

07:31 - 11/10/26
Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

22:20 - 10/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com