GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Renditja e Webometrics, ja universitetet më “të mirë” në Shqipëri

09:56 - 03/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sinjal Alarmi/ Cilësia në universitetet shqiptare, më e dobëta në rajon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej 20 vitesh, grupi spanjoll Cybermetrics Lab përgatit një renditje të universiteteve në nivel botëror, mbështetur në volumin e përmbajtjes së tyre në internet, por shikueshmërinë dhe ndikimin e punimeve të këtyre universiteteve, bazuar kryesisht në citimet e tyre në punimet e studiuesve të tjerë (Webometrics Ranking of World Universities).

Cybermetrics Lab është një grup kërkimor që i përket Këshillit të Lartë të Kërkimit Shkencor, enti më i rëndësishëm publik i kërkimit shkencor në Spanjë. Publikimi i fundit i kësaj renditjeje, i muajit janar 2023, tregon se universitetet shqiptare janë shumë larg niveleve të larta të renditjes.

Renditja ka tre indikatorë kryesorë, atë të ndikimit, që tenton të masë numrin e lidhjeve të jashtme të lidhura me faqet e internetit të universitetit; ekselencës, që mat numrin e punimeve shkencore që janë pjesë e grupit të parë (prej 10%) të cituara në punimet e autorëve të tjerë; hapjes (transparencës), që tenton të japë pjesëmarrjen e studiuesve të universiteteve në grupin e studiuesve më të cituar.

Nga sa më lart, renditja nuk bazohet në një analizë të drejtpërdrejtë të parametrave të kërkimit shkencor, por në mënyrë të tërthortë jep indikacione lidhur me volumin e punimeve akademike dhe shkencore të universiteteve, si edhe me faktin se sa ky informacion aksesohet dhe citohet nga studiuesit apo palët e tjera të interesit.

Renditja e Shqipërisë

I pari mes universiteteve shqiptare renditet Universiteti i Tiranës, që mban vendin e 3972-të në Botë, i ndjekur nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në vendin e 4379-të në Botë.

Ndër universitetet private, i pari renditet Universiteti “Epoka”, që rezulton i treti në Shqipëri dhe në vendin e 4568-të në Botë.

Më tej, vijon Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”

Durrës, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan.

Pozicioni i Shqipërisë nuk është shumë i mirë as krahasuar me vendet fqinje të rajonit. Mes pesë vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovinë), numërohen 14 universitete që kanë një renditje më të larta se universiteti i parë shqiptar (Universiteti i Tiranës). Universiteti i parë në rajon renditet Universiteti i Beogradit, në vendin e 443-të në Botë, i ndjekur nga Universiteti i Novi Sadit, në vendin e 963-të, Universiteti i Nishit, në vendin e 1487-të. Ndër universitetet me pozicionim më të mirë se Universiteti i Tiranës renditet edhe ai i Prishtinës, në vendin e 2982-të në Botë.

Në nivel botëror, renditja dominohet nga universitetet amerikane. Nga dhjetë universitetet e para në renditje, nëntë prej tyre ndodhen në SHBA. Renditja kryesohet nga Universiteti i Harvardit, i ndjekur nga ai i Stenfordit dhe Instituti i Teknologjisë së Masaçusets. Universiteti i parë europian në renditje është i Oksfordit, në Britaninë e Madhe, që ndodhet në vendin e pestë në Botë, i ndjekur nga Universiteti i Kembrixhit, vendin e dymbëdhjetë./Monitor

Etiketa: rendiotjaShqiperiUniversitete

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
BERZH për Shqipërinë: Dilni nga ‘lista gri’ e pastrimit të parave

BERZH për Shqipërinë: Dilni nga 'lista gri' e pastrimit të parave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com