GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako qeras Kastratin me 2 mld lekë, tenderi në shkelje të hapur

11:54 - 04/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ku shfaqet Kastrati, ndodhin afera dhe tenderë pa garë me fondet e buxhetit të shtetit

Ku shfaqet Kastrati, ndodhin afera dhe tenderë pa garë me fondet e buxhetit të shtetit

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ku shfaqet Kastrati, ndodhin afera dhe tenderë pa garë me fondet e buxhetit të shtetit. Nuk pritej të ndodhte ndryshe me dy tenderët e fundit të Bashkisë Durrës. Kryetarja Emiriana Sako ka firmosur dy kontrata ditën e djeshme në favor të Shefqet Kastratit, të cilat kapin vlerën 2 miliardë lekë.

Njëri nga prokurimet ka si objekt blerjen e naftës. Për të siguruara naftë për makinat e Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale në Durrës, Sako do të shpenzojë  197 milionë lekë për të vlerë 1 mijë tonë naftë. Në kontratë thuhet se ky furnizim do të mjaftojë për një vit, por në fakt kaq shumë litra do të mjaftonin për të gjitha institucionet në Durrës dhe jo vetëm për ato në varësi të bashkisë. Vlen të kujtojmë se tenderët e Sakos për karburante janë shpeshtuar, madje edhe në kohën kur çmimet e naftës dhe benzinës thyenin rekorde.

Nga ana tjetër shohim se, përveç faktit që Sako po abuzon me karburantin, ajo po ia blen “Kastratit” sipas rregullave të tij. Pra, lidhet kontratat kur do Çeti, blihet aq karburant sa do Çeti, shitet me çmimin që përcakton Çeti! Këtë gjë e tregon edhe fakti që ky tender është dhënë pa garë dhe fondi limit është aq sa ka paraqitur ofertën firma “Kastrati” shpk. Kjo kompani ka qenë e vetmja në “garë” me ofertën 197 906 500,00, lekë, fiks sa është edhe fondi limit! Ky fakt përben një tjetër shkelje dhe tregon se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar.

10 milionë lekë benzinë

Ka punonjës të Sakos që e furnizojnë makinën me benzinë dhe kryebashkiakia ka menduar për të gjithë. Kështu, ajo  ka firmosur me 3 shkurt 2023 edhe një tjetër kontratë me Kastratin, përmes të cilës do të blejë 13 mijë litra benzinë. Edhe këtë tender Shefqet Kastrati e ka marrë pa garë. Serish ai ka qenë i vetmi ofertues dhe ka përcaktuar vlerën që do të ketë tenderi. Ndërsa në dokumente shihet se paraqitja e fundit e ofertave ka qenë me datë 1 shkurt 2023, ku është mbajtur dhe vlerësimi nga komisioni. Pa e zgjatur më shumë me data 3 shkurt 2023, Sako ka shpallur fitues Kastratin.

Ndërkohë vihet re se “Kastrati” ka marrë vetëm për muajin e parë të vitit 2023 mbi 1 miliardë lekë nga Emiriana Sako dhe Erion Veliaj. Siç dihet, Shefqet Kastrati ka krijuar monopol në tregun e karburanteve në vend dhe është aktori kryesor që përfiton nga vendimet e Bordit të Transparencës.

Lexo edhe: Emiriana Sako nis vitin me Kastratin, i fal 1.3 mld lekë, fitues i paracaktuar

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimblerje benzineblerje nafteEmirana SakoKastratitender

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Vajza shkon me dhimbje barku në QSUT, lind foshnjën në tualet

Dje u arrestuan me bujë, gjykata liron dy mjekët e QSUT

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25

Nard Ndoka ka kritikuar Sali Berishën në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore. Ndoka...

Lexo më shumë
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com