GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VOA: Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

21:08 - 04/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
VOA: Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Megjithëse me burime të shumta në fushën e energjetikës, pyjeve, mineraleve dhe vlerave turistike, kjo zonë vlerësohet si ndër më të varfërat në Shqipëri.

Komunitetet lokale nuk arrijnë të përfitojnë thuajse asgjë nga shfrytëzimi që i bëhet pasurive natyrore që gjenden në territorin e bashkive të tyre. Kështu, në bashkinë Vau Dejës, që përfshihet në Qarkun e Shkodrës, gjenden një numër hidrocentralesh që mbulojnë me energji elektrike një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë, e megjithatë, nga shfrytëzimi i kësaj pasurie ujore, komuniteti i kësaj zone nuk përfiton thuajse asgjë.

“Bashkia Vau Dejës është një pikë e rëndësishme në prodhimin e energjisë elektrike, sepse nuk kemi vetëm dy hidrocentrale, por kemi Komanin, Vaun e Dejës, kemi Ashtën 1 dhe Ashtën 2. Gjithashtu edhe dy hidrocentrale të vogla që po bëhen në zonën e Vig-Mnelës. Të them të drejtën, të ardhurat prej hidrocentraleve janë të vogla, po të thuash nuk ndikojnë absolutisht në ekonominë e bashkisë Vau Dejës”, thotë kryetari i kësaj bashkie Mark Babani.

Sipas Institutit të Statistikave, Qarqet Kukës dhe Dibër kanë normat më të larta të varfërisë në Shqipëri. Për shkak të kësaj situate, mbështeten me ndihmë ekonomike 18 mijë e 88 familje të varfëra. Ndërkohë, Qarqet Dibër dhe Kukës vazhdojnë të kenë nivel të lartë të migracionit të brendshëm. Vetëm gjatë vitit 2021 nga të dy këto qarqe u larguan 5487 persona. Qarku i Kukësit, ku përfshihen bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë, është një nga zonat më të pasura me minerale dhe burime ujore, që shfrytëzohen nga kompani private, por, prej tyre, komunitetet lokale vazhdojnë të mos përfitojnë asgjë.

“Vetëm bashkia Kukës ka diku 34 kompani minerare, të cilat marrin të ardhura të konsiderueshme përmes investimit që kanë kryer në miniera, sikurse janë edhe 18 hidrocentrale të ndërtuar përgjatë lumenjve dhe rrjedhave ujore në rrethin e Kukësit. Por, fatkeqësisht, Kukësi vazhdon të mbetet rrethi dhe qarku më i varfër në Shqipëri për shkak se kompanitë, që kanë investu, thjesht kanë shfrytëzu natyrën, burimet, por nuk është kthyer asgjë në këmbim për komunitetin”, thotë Rifat Demalija, drejtuesi i Qendrës për Progres Rinor në Kukës.

Në më të shumtën e rasteve, kompanitë private shfrytëzojnë pa kriter dhe jashtë kontrollit pasuritë natyrore të kësaj zone, duke dëmtuar infrastrukturën rrugore dhe mjedisin natyror, me pasoja për jetesën e komuniteteve lokale. Janë të herëpashershme protestat e banorëve të fshatrave të Mirditës, Dibrës dhe Tropojës për marrjen e burimeve të ujit nga ndërtimi i HEC-eve, apo protestat e banorëve të Postribës, në Shkodër, për ndotjen e burimeve të ujit të pijshëm nga guroret. Sipas zotit Demalija, pjesa më e madhe e kompanive, nuk përmbushin detyrimin ligjor për t’a kthyer mjedisin në gjendjen fillestare.

“Kompanitë duhet të derdhin një taksë në qeverisjen vendore, që është diku tek 400 mijë lekë për megavat, apo 500 mijë lekë për shfrytëzim minerali për km2 të cilat, sigurisht, mund të mblidhen nga qeverisja vendore. Por, në fakt, këto nuk shkojnë tek banorët e zonave ku kompanitë shfrytëzojnë burimet natyrore. Këtë e them me bindje sepse shikojmë zona të pazhvilluara, me rrugë të degraduara, me shkolla në gjendje të mjerueshme, pa qendra shëndetësore, mungesë ujësjellësash”, thotë ai.

Ndërkohë, sipas kryetarit të bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, në vend që të shtohen detyrimet ligjore të kompanive për të kontribuar nga fitimet e tyre në ekonominë e komuniteteve lokale, këto detyrime po zvogëlohen gjithnjë e më shumë.

“Me një vendim qeverie janë hequr taksat për mbi ndërtimin dhe mbi truallin e hidrocentraleve. Nuk merret më prej bashkisë, kështu që bashkia nuk ka përfitime prej hidrocentraleve”, thotë ai.

Ecuria ekonomike e qarqeve veriore të Shqipërisë, dëshmon shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore, përdorimi i të cilave nuk i çon të ardhura qytetit dhe as komuniteteve lokale. Kjo është edhe një nga shkaqet, që zona veriore e Shqipërisë vazhdon të ketë ritmet më të ulëta të zhvillimit dhe treguesit më të lartë të largimit të banorëve, kryesisht të rinjve. Sipas “Vjetari Rajonal Statistikor-2022”, publikuar nga INSTAT, 4 qarqet veriore, Shkodra, Lezha, Kukësi dhe Dibra, regjistrojnë 10839 persona të larguar nga 42.500 të larguar në shkallë vendi.

/ VOA /

Etiketa: Kryesore1veriVOA

Lajme të lidhura

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
(VIDEO) Amerikanët rrëzojnë balonën “spiune kineze”

(VIDEO) Amerikanët rrëzojnë balonën "spiune kineze"

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com