GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Policia kontroll në tre apartamente të Alda Klosit, s’gjen euro

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet Alda Klosi, e nxorri zbuluar pastruesja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Prokuroria e Tiranës, do vijojë mesditën e sotme seancën e dytë të marrjes në pyetje të pastrueses Rozeta Dobi, të cilës ju gjet në banesë, një shumë financiare prej gati 600 mijë euro.

Lajmi për intervistimin e Dobit, konfirmohet nga burime pranë prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë se Dobi pasditen e sotme do merret sërish në pyetje. Rëfimi i saj është planifikuar të dëgjohet në ambientetet e komisariatit nr.3 në Tiranë.

Marrja ne pyetje

Qëllimi i marrjes në pyetje të Rozeta Dobit është mësimi i emrave që çonin eurot me çanta, në banesën e Alda Klosit.

Pyetja e Rozeta Dobit, pritet të kryhet nga një Oficer i Policisë Gjyqësore dhe prokurorja e Tiranës, Mirela Ccano, e cila prej më shumë se 1 muaj po ndjek hetimin e kësaj çështje.

Pyetja për herë të dytë e Dobit, është planifikuar pasi mbrëmjen e të Premtes, pastruesja është pyetur shumë pak nga ana e oficerëve të policisë. Kjo pasi, mbyllja e orarit të burgut kushtëzonte vijimin e pyetjes së Dobit në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Ndërsa hetues të tjerë, gjatë ditës së sotme, kanë kontrolluar në Tiranë dhe tre banesa të tjera, që janë në pronësi të Rozeta Dobit dhe bashkëshortit të saj, por rezultojnë me emra të ndryshëm në hipotekë. Gjatë kontrollit të 3 apartamenteve në Tiranë, nuk është gjendur asnjë sasi lekësh apo euro, për të cilat dyshonte prokuroria se fshiheshin aty.

Nga ana tjetër gjykata e kryeqytetit, ka njoftuar se seanca për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj të arrestuarës Alda Klosi, pritet të zhvillohet paraditen e nesërme në orën 10:30 në ambientet e spitalit, ku Klosi qëndron e shtruar.

Ish-drejtoresha kryesore në Ministrinë e Financave dhe Rindërtimit si dhe njeriu më i besuar i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, menjëherë pas arrestimit pati komplikacione me tensionin e lartë, duke bërë që policia ta transportojë drejt urgjencës për mjekim.

Klosi akuzohet nga prokuroria e Tiranës për Pastrim të produkteve të veprës penale, “Fshehje të ardhurash” dhe “Deklarim i rremë para policisë”.

Etiketa: AldaKlosi

Lajme të lidhura

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Para
Vasili: Faktet e reja po thellojnë skandalin McGonigal-Rama

Vasili: Faktet e reja po thellojnë skandalin McGonigal-Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26

Më 22 shtator, drejtorja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, në një konferencë ndërkombëtare...

Lexo më shumë
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com